Lindita Nikolla jep dorëheqjen si kryetare e Kuvendit: E mbyll këtë rrugëtim për arsye shëndetësore! Edhe pse kam marrë sulme, sot më mbetet respekti

TIRANË- Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen si kryetare e Kuvendit. Në përfundim të sesionit të gjashtë të legjislaturës X-të të Kuvendit, kryeparlamentarja, me zë të dridhur, njoftoi para deputetëve largimin e saj për arsye shëndetësore. Kështu, Nikolla mbyll rrugëtimin 3 vjeçar si Kryetare Kuvendit, ndërsa një mesazh e kishte për të gjithë ligjvënësit e maxhorancës e opozitës.

“Jam përpjekur të jap më të mirën time çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij parlamenti. Pa i hyrë në hak askujt në këtë sallë. Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër e siguroj se nuk ka qenë në asnjë mënyrë qëllimi im. Nëse me ndokënd kam gabuar padashje i kërkoj ndjesë”, tha Nikolla para deputetëve në seancën e 26 korrikut 2024.

E vendosur shpesh në qendër të sulmeve verbale nga opozita, Nikolla tha se përtej akteve të poltikës teatrale, do largohet nga ajo sallë me ndjesinë e mirë të respektit për secilin.

“Fatmirësisht, përtej akteve të politikës teatrale këtu në këtë sallë, ku kam marrë edhe ndonjë sulm të pamerituar verbal, nga puna jashtë kamerave më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë që të gjithë ju”, tha Nikolla.

Mesazhin e saj, Nikolla e mbylli me një lutje që largimi i saj të mos spekulohet politikisht, ndërsa falënderime shkuan edhe për kryeministrin Edi Rama. E pavarësisht bindjeve të ndryshme politike, në fund mesazhi i largimit të Nikollës u duartrokit edhe nga deputetët e opozitës.

Mesazhi i plotë i Lindita Nikollës

E mora fjalën në fund të këtij sesioni të gjashtë të legjislaturës X-të të Kuvendit të Shqipërisë, për të ndarë me të gjithë ju një informacion që në respekt të institucionit besoj se duhet ta jap duke ju parë në sy. Të dashur kolegë të maxhorancës parlamentare dhe të respektuar kolegë të opozitës parlamentare!  Këtu, sot, mbyllet shërbimi im trevjeçar në krye të Kuvendit, si rezultat i një situate personale shëndetësore, e cila ma bën të pamundur ta kryej detyrën e lartë të funksionarit të dytë të shtetit me angazhimin kërkues që kjo detyrë kërkon. 

Jam përpjekur të jap më të mirën time çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij parlamenti. Pa i hyrë në hak askujt në këtë sallë. Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër e siguroj se nuk ka qenë në asnjë mënyrë qëllimi im. Nëse me ndokënd kam gabuar padashje i kërkoj ndjesë. 

Nëse në momente të caktuara, aspak të lehta, kur kjo sallë ka përjetuar situata të palavdërueshme konflikti, kam qenë e detyruar të marr anën e arsyes dhe rregullores së këtij Kuvendi, këtë nuk e kam bërë si palë po si e para mes 140 të barabartëve. 

Fatmirësisht, përtej akteve të politikës teatrale këtu në këtë sallë, ku kam marrë edhe ndonjë sulm të pamerituar verbal, nga puna jashtë kamerave më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë që të gjithë ju. Ju falenderoj të gjithëve dhe shpresoj që të gjithë të keni të njëjtën mbresë nga unë. 

Dua të falenderoj të gjithë administratën e Kuvendit për punën e madhe që bën çdo ditë në mbështetje të veprimtarisë parlamentare.  Dua të falenderoj të gjithë punonjësit e shërbimeve mbështetëse për përkushtimin e tyre në punë. 

Dua t’ju uroj megjithë zemër të gjithëve ju që të keni motivimin, angazhimin e shëndetin e plotë për të vazhduar misionin fisnik të përfaqësimit të shqiptarëve. Po e mbyll me lutjen që të mos spekulohet politikisht me këtë largim timin të padëshiruar, por të pashmangshëm, sepse besoj që nuk ka asgjë më njerëzore, se sa pamundësia që më detyroi të ndërmarr këtë hap. 

Shumë faleminderit me mirënjohje të thellë për kolegët që më dhanë privilegjin e besimit të tyre për këtë detyrë, për zgjedhësit që më dhanë votën e tyre për t’i përfaqësuar në këtë Kuvend, ku do bëj më të mirën deri në fund dhe për familjen time që më ka qëndruar pranë në çdo hap. Tanimë do të kem më shumë kohë e mundësi t’u qëndroj unë më pranë si familjes, ashtu edhe zgjedhësve të mi. 

Një mirënjohje e falenderim të veçantë kryetarit dhe kryeministrit tonë, si edhe shokut tim tanimë të vjetër të armëve, Edi Ramës, pa besimin dhe mbështetjen e tij të përhershme, qysh kur mora drejtimin e njësisë administrative numër 1 të Tiranës 17 vite më parë, nuk do të kisha arritur dot të bëja kaq shumë rrugë. Gjithë të mirat për ju dhe famijet tuaja. Faleminderit edhe njëherë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • WTF: 26/07/2024 22:19

    Kafshet e PD as kur je me semundje te rende nuk denjojne te te respektojne me duartrokitje . Cfare veprimi i ulet nga opozita!

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 26/07/2024 22:13

    Normal që do sëmureshe si shum e shum Shqiptarë të tjerë që hanë mbeturinat kancerogjene të miellit ruso serb pa asnjë kontroll. Shum shpejt do shuhemi si popull le keqardhje e them.

    Përgjigju
  • AltinTop: 26/07/2024 21:52

    Nuk pranoi te behet pjese e pisllikut…

    Përgjigju
    • WTF: 26/07/2024 22:21

      O plehre e PD, ju as me vdek nuk te leni rehat!

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të më quash të vdekur? Reagon vajza e Elon Musk: Si mund të gënjesh para miliona njerëzve

Të më quash të vdekur? Reagon vajza e Elon Musk: Si mund të gënjesh para miliona njerëzve