Makarona me kungull

Përbërësit:

320 gr makarona

700 gr kungull të njomë

borzilok

kripë dhe piper

pak vaj ulliri

1 thelpi hudhër

parmixhano

Përgatitja:

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë për të valuar. Lajmë kungujt dhe i grijmë në rende nga ana më e trashë. Në një tigan vendosim 3 lugë gjelle vaj ulliri, 1 thelpi hudhër. Shtojmë kungujt e grirë, kripë, piper të zi, largojmë hudhrën. Shtojmë makaronat në tenxhere me ujë të valuar, kripë dhe i lëmë makaronat të ziejnë për një kohë. I kullojmë makaronat dheiI shtojmë në tigan, i përziejmë së bashku me kungullin dhe i servirim nëse dëshironi me pak parmixhano.