Makarona me mish në furrë
Përbërësit:
500 gr mish viçi
3 lugë gjelle vaj ulliri
2 qepë mesatare
3 domate
Kripë dhe piper të zi
Dafinë
1 lugë gjalp
320 gr makarona ( të vogla)
1.3 litër lëng mishi
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim mishin sat ë verdhet pak shtojmë qepën dhe vazhdojmë kaurdisjen bashkë deri sa qepa të zbutet dhe të bëhet transparente. Shtojmë domatet të prera në kubikë ( pa lëkurë) e lëmë domaten të ziejë për 7-10 minuta, kripë, piper të zi, ujë, gjethe dafine dhe e lëmë të ziejë deri sa mishit të ngulet piruni lehtë. Në një tigan shkrijmë pak gjalp dhe kaurdisim makaronat për 2-3 minuta. Transferojmë makaronat në tepsinë që do të piqet në furrë vendosim mbi makarona copat e mishit dhe shtojmë lëngun e mishit me qepë dhe domate, piper të zi, dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 25-30 minuta. Receta nuk duhet të dalë e thatë por pak e lëngshme.