Makarona të ftohta
Përbërësit:
350 gr makarona penne
2 domate
1 kastravec
1/2 qepë e kuqe
150 gr djath të bardhë
150 gr ullinj të zinj
1 lugë kafe rigon
kripë
pak vaj ulliri
Përgatitja:
Ziejmë makaronat për 11 minuta, i kullojmë dhe i shpëlajmë ato që të ndërpresim zbutjen e tepsisë së tyre. ( I Kullojmë mirë).
Presim domatet në copëza të vogla dhe i shtojmë tek tasi me makarona.
Qërojmë kastravecin dhe e presim atë në kubikë të vegjël dhe po ashtu e shtojmë në tas, qepën. Shtojmë në tas ullinjtë dhe djathin në kbuikë. Spërkatim djathin me pak rigon, gjithashtu shtojmë në tas dhe pak kripë.
Spërkatim djathin dhe perimet me vaj ulliri. Përziejmë makaronat dhe përbërësit e tjerë dhe i servirim menjëherë.