Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese/ Dy paditë e PD-së diskutohen në gjykatë më 18 Janar 2023

Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese/ Dy paditë e PD-së diskutohen në gjykatë më 18 Janar 2023

Ministrja Olta Xhaçka dhe grupi i Rithemelimit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim në seancë plenare kërkesat e opozitës për t’i hequr mandatin e deputetes, ministres së Punëve të Jashtme, zonjës Olta Xhaçka.

Kushtetuesja ka vendosur të caktojë datën 18 janar për seancën e mandatit së deputetes

Pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e opozitës, Rithemelimi dhe Partia Demokratike e depozituan në Gjykatë Kushtetuese duke e cilësuar si “anti kushtetues”.

Sidoqoftë, nuk duhet të ‘harrojmë’ gafën e rëndë e bërë nga Rithemelimi.  

Në kërkesën e firmosur nga 28 deputetë, u kërkua“kundërshtimi i vendimit të datës 17.11.2022 “Për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të znj. Olta Xhacka” dhe konstatimin e antikushtetutshëmrisë së këtij vendimi”. Në fakt Kuvendi dje nuk ka marrë asnjë vendim të tillë. Pra, vendimi i pretenduar nga grupimi i Berishës se po kundërshtohet në Gjykatën Kushtetuese nuk ekziston.

Në krye të dokumenteve shihet se Rithemelimi e ka dërguar çështjen me 1/5 e deputetëve që do të thotë me të paktën 28 deputetë. Ndërkohë që PD zyrtare e ka dërguar me 14 dhe nuk kuptohet se pse e ka dërguar me 14, pasi për të çuar një kërkesë në Kushtetuese duhen të paktën 28 deputetë.

Kuvendi votoi me 74 vota pro, raportin e mazhorancës të Këshillit të Rregullorës, që bllokonte dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të shqyrtimit të mandatit të Olta Xhaçkës. Nuk dihet ende se si do ta interpretojë një kërkesë të tillë Gjykata Kushtetuese, por nuk përbën logjikë ligjore që të çosh një vendim të një institucioni që në rastin konkret e ka tagër Kuvendi. 

PD dhe Rithemelimi kërkojnë heqjen e mandatit të Xhaçkës, pasi e akuzojnë se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Euro 2024, kush e fiton ndeshjen Poloni-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Të shtënat me armë te Top Channel, Report Tv siguron foton e mjetit të djegur të autorëve! Brenda kishte kallashin

Të shtënat me armë te Top Channel, Report Tv siguron foton e mjetit të djegur të autorëve! Brenda kishte kallashin