Në GJKKO vijojnë të dëgjohen dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga prokuroria në seancën gjyqësore me të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes I akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën e Gërdecit të 15 marsit 2008.
Ka pranuar të dëshmojë dhe dha shpjegime ishte shefi juridik i Ministrisë së Mbrojtjes Rezart Tërshana. Në procesin e parë gjyqësor ai u shpall i pafajshëm ndërsa në Apel u dënua si rezultat u largua nga ministria e Mbrojtjes ku kishte punuar me 5 ministra nga 2002 – 2013.
Ai u pyet në lidhje Komisionin e Vlerësimit të shitjes së municioneve dhe pse nuk ishte përfshirë në kotratë edhe kostoja e demontimit. Zoti Tërshana shpjegoi se nuk mundet që Komisioni të caktojë koston e transportit të municioneve pasi sipas tij personeli civil i Komisionit nuk e dinin sa ishte gjatësia nga magazina për tek kompania ‘nga pika A në B!
“Pasi ne, siç tha ai, ishim të hapur për oferta. Të gjitha demontimet që bëheshin ishin kosto për shtetin.
Ai tha se ka qenë pjesë e komisionit të vlerësimit të çmimeve të fishekëve. Ai tha që për të përcaktuar çmimin e municioneve për demontim, ishte caktuar një formulë e ndarë në dy shtylla. Ne llogarisnim vetëm se sa kishim të ardhurat nga tunxhi dhe bronzi. Ndërsa sa i takon transportit ne nuk e kishim të përfshirë në kosto sepse nuk e dinim dhe nuk kishim të dhënat e distancës së magazinës së demontimit me adresën ku do zhvendosej. Sa i takon barutit në çdo rast nuk futej në kosto sepse duhej të asgjësohej dhe nuk di çka ndodhur në Gërdec që nuk u asgjësua. Kompania “SAC” ishte e vetmja që shprehu interes, na interesonte se deri në 2008 kishin qenë me humbje demontimet që i kushtonin buxhetit të shtetit deri në atë periudhë deri në 35 milionë dollarë.
Ndërkohë që pyetjes së avokatit të Mediut Ardian Visha se çfarë do të kishte bërë ndryshe tashmë që kanë kaluar 17 vjet, Tërshana tha se “s'do bëja asgjë ndryshe vetëm se nuk do të firmosja”, theksoi ai.
Refuzon te deshmoje
Dritan Minxolli, ish-drejtori i kompanisë “Albademil”, që kryente demontimin e municioneve dhe predhave në punishten e Gërdecit dhe që është dënuar në gjyqin e parë për Gërdecin, refuzoi të deshmojë duke thënë se I qëndron dëshmive që ka thënë më parë.Të njëjtin qëndrim mbajti Sokol Gjeçi, përgjegjës në fabrikën e demontimit në Gërdec duke mos pranuar të dëshmojë. Ata shfrytëzojnë të drejtën që jep ligji që këta persona të mos pranojnë.
Lajmi kryesor: