Shkodër- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë lokale atje për “shpërdorim detyre” në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç.
Sipas burimeve, AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë që dyshohet se ishte në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.
Tashmë pritet që organi i akuzës të thellojë hetimet në lidhje me grupin e efektivëve që ishin në vendngjarje.
Ende mbetet mister personi që del në video, ndërkohë që dyshohet se ishte Ibrahim Lici, vëllai i Hamza Licit, i vrarë në atentat. Ka dyshime se Ibrahim Lici të jetë lënë nga efektivët që të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që për autoritetet 32-vjeçari është një nga personat më të kërkuar, për vrasjen e Endri Mustafës.
Në një moment, në pamjet që qarkullojnë nëpër rrjete shihet që personi i tretë që dyshohet të ketë qenë në makinën që u qëllua me breshëri plumbash e mbeti dhe i plagosur, qëndron pranë trupit të pajetë të Hamza Licit, dhe ngjitur me të, është edhe një efektiv policie.
Një ditë më parë Prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencën, dhe kërkoi që masakrën me 4 të vrarë në Dobraç ta hetojë SPAK me dyshimet se pas atentatit fshihet një grup i strukturuar kriminal,
Viktima të pafajshme të atentatit të 30 tetorit mbetën mbetën Bashkim dhe Flutura Basha. Një çift bashkëshortësh që udhëtonin me motoçikletë dhe që u përplasën nga automjeti i Licit, pasi doli jashtë kontrollit. Për hetuesit, ngjarja dyshohet të jetë hakmarrje mes fiseve Bajri e Lici, përplasje që ndër vite ka prodhuar disa të vrarë.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Dhjetor, 16:05
Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?
-
Po
21.2%
-
Jo
73.1%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2665
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’ për operacionin në Dobraç/ Softa: Grupet të lidhura me politikën, Shkodra kryeqendra e krimit! Lekli: Njerëzit kanë frikë, u është prishur qetësia
12 Dhjetor, 19:12
-
Të miturit që sulmojnë me thikë, 3 raste në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit
12 Dhjetor, 16:57
-
Shkodër/ Kërcënoi me thikë 13-vjeçarin, nis hetimi për adoleshentin
12 Dhjetor, 14:47
-
Video/ Zyliha Miloti dhe Edmond Halili ngjiten në skenë! Nuk mbarojnë të qeshurat në teatrin ‘Migjeni’
12 Dhjetor, 14:17
-
Në kërkim për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’, arrestohet 33 vjeçari në Shkodër
12 Dhjetor, 12:08
-
Masakra me 4 të vrarë/ RENEA mësyn Shkodrën, firmosen 5 urdhërarreste nga SPAK! Kontrolle në banesa! Safet Bajri merret në pyetje e lihet i lirë! Sekuestrohen armë e 5 mjete të blinduara
12 Dhjetor, 09:29
-
Komedianët më të mirë bëhen bashkë për Festivalin Kombëtar të Humorit! Nga sot deri më 15 dhjetor në teatrin “Migjeni” të Shkodrës
11 Dhjetor, 15:57
-
Moti i keq/ Policia e Shkodrës rrit shërbimet në rrugë, ja 3 akset më problematike! Shpëtohet qytetari nga Saranda në Theth-Bogë
9 Dhjetor, 15:49
-
Rikthehet dëbora në veri, zbardhet edhe Vermoshi
9 Dhjetor, 08:48
-
‘Zani i dashnis’, koncerti recital rikthen shpirtin artistik të këngëtares Fatjeta Barbullushi në Shkodër
8 Dhjetor, 15:40
-
Pukë/ Dhunoi fizikisht dhe tentoi të abuzonte seksualisht me 74-vjeçaren, arrestohet 38-vjeçari me precedentë! (EMRI)
8 Dhjetor, 12:40
-
Shkodër/ Vrasja e Valter Fjerzës në shtator 2023, arrestohet 22-vjeçari! Akuzohet se mbështeti autorin e krimit në Hotin e Ri (EMRI)
8 Dhjetor, 10:34
Shtet leshi nuk kerkon autoret se sja mba bytha ei duhen per zgjedhje autoret .
PërgjigjuDmth askush nuk kerkon vrasesit dhe kush fshihet pas tyre por kerkojne te mbijetuarin qe ta kopanisin?
Përgjigjume pak fjale,PO
Po nuk e njofin polict . Ne ate masaker polict i ka zan gjaku ku e kan pas mendjen kush asht ai person ne kam ! Un qe kam nejt me te edhe mezi e njofta ne video e foto
PërgjigjuKjo është
Edhe un e tane kolegt tjer te kishim ken ne ate ngjarje e kishim lan me ik ate djal se e dina cfar hallit ka e asht i pafajshem
PërgjigjuFiks me ka ra rasti me ndejt me disa çuna te Reneas ne Tirane dhe me thane te njejten gja, kishin shume respekt per Ibrahim Licin dhe ja dinin hallin atij djale
Ti edhe mund ta njohesh, por ta garantoj se 98% e policve ne shkoder nuk e njohin se kush ka qene. Keshtu qe duhet te jemi realista jo te prrallosim.
Mos fol ma se e prish