TIRANË- Seanca e radhës në Kuvend ka nisur me debate mes deputetes demokrate Grida Dumës dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit për rastin e vetëvrasjes së Ilvi Metës. Nga foltorja e Kuvendit, Duma nxori dy foto të qelisë në komisariatin e Kavajës, ku duket lidhësja e bluzës me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 31-vjeçari Ilvi Meta. Demokratja hedh akuza se Meta nuk është vetëvrarë dhe fotot sipas saj e tregojnë qartazi, madje nuk ka as nevojë për ekspertizë për të vërtetuar se ai nuk vrau veten.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ministrit Bledi Çuçi, i cili tha se akuzat e opozitës se 31-vjeçari nuk ka vrarë veten janë aludime, pasi faktet flasin vetë, duke theksuar se Ilvi Metës i është bërë ekspertiza. Çuçi tha se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin për këtë ngjarje.
Por Duma shkoi edhe më tej, duke i kërkuar ministrit të mbajë përgjegjësinë dhe të japë dorëheqjen për vrasjen e një të riu në komisariat. Por, Çuçi i tha deputetes se nëse mendon se gjykata, policët janë korruptuar mund të kërkojë hetim parlamentar.
Sali Berisha kërkoi një minutë heshtje në Kuvend për Ilvi Metën, por replika i erdhi nga ministrja Elisa Spiropali e cila tha se ai bën viktimën, madje përqesh edhe SPAK, përderisa nuk e ka thirrur për të dhënë llogari për korrupsionin që ka kryer nga privatizimi i Kompleksit Partizani te çështja CEZ-DIA. Spiropali theksoi se SPAK nuk e ka thirrur ende Berishën për vrasjet e Gërdecit dhe 21 janarit.
Parku Kombëtar i Butrintit ka qenë sërish në qendër të diskutimeve në parlament. Ishte deputetja demokrate Ina Zhupa ajo që hodhi akuza mbi Ministrinë e Kulturës, duke thënë se koncesioni i Butrintit, siç e quajti ajo ka për qëllim vetëm fitimin, ndërsa shtoi se nuk është marrë as aprovimi i UNESCO-s. Replika erdhi menjëherë nga ministrja Elva Margariti, e cila theksoi se ky nuk është një koncesion, por një formë administrimi të një pasurie kulturore.
Nisur nga aksidenti i rëndë në Tiranë, ku Ajas Sulemani i droguar u fut me të kuqe dhe mori përpara çiftin me foshnjën tre muajsh Deputeti demokrat Arbi Agalliu tha se duhet të rishikohet penaliteti ndaj shkelësve të kodit rrugor.
Deputeti i PD, Dash Sula gjatë fjalës së tij në parlament tha se Peqini është bashkia me e diskriminuar nga ‘Rilindja” dhe që se vitet e fundit nuk është bërë asnjë investim. Ai madje e ilustroi pretendimin e tij edhe me disa fotografi nga lagje të ndryshme në Peqin, të cilat Sula i krahasoi me Mariupolin, një nga qytetet më të bombarduara në Ukrainë.
Pas javës së gjelbër, ligjvënësit u mblodhën në Kuvend dhe diskutuan për problematikat që kanë evidentuar tek zgjedhësit në zonat që ata përfaqësojnë.
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se Rama ka dërguar njerëz që t’i bëjnë presion kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar që të dorëhiqet nga posti i tij, kjo me kërkesë të presidentin turk, Recep Tajip Erdogan.
Siç tha Berisha, kjo kërkesë e Erdogan vjen për shkak se kreu i KMSH është shkolluar në institucionet e financuara nga Fetullah Gylen, personi që sic thotë presidenti bëri grushtin e shtetit kundër tij.
“Xhamia e Namazgjasë nuk u hap festën e Fitër Bajramit. Edi Rama ka dërguar njerëz për ti bërë presion kryetari të KMSH për të dhënë dorëheqjen sepse këtë do Erdogan. E denoncoj. Nuk lejohet asnjë ndërhyrje. I bëj thirrje presidentit të Turqisë, të sjellë çdo dosje, por që të fajësojmë ne njerëz pse janë shkolluar me fondet e Gylenit kjo nuk mund të ndodhë. Me gjithë respektin që kam përe ju dhe vendin tuaj. Nuk duhet ndërhyrë për të caktuar kryetarin e KMSH. Xhaminë të falenderojmë për ndërtimin. Por PD nesër në pushtet do të paguajmë çdo qindarkë, se për ne autonomia është shumë më e çmuar se ndërtesat e kultit,” tha Berisha.
Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur në Kuvend Sali Berishës, teksa po fliste për vetëvrasjen e Ilvi Metës. Spiropali tha se nuk ka faj Berisha që flet këtu për vrasje përderisa SPAK nuk ka e ka thirrur të japë dëshmi për vrasjet e Gërdecit dhe 21 janarit. Spiropali shkoi edhe më tej duke i përmendur Berishës edhe privatizimin e Kompleksit Partizani por edhe dosjen CEZ-DIA.
Pas Ramës edhe Spiropali i ka bërë thirrje SPAK të hetojë aferat korruptive të Berishës.
“S’ke faj që flet për vrasje, përderisa SPAK të sheh jo vetëm gjallë por edhe me armën ngrehur, s’ka si shprehet se ende nuk je thirrur të japësh llogari. Korrupsioni yt ulëret nga Gërdeci, te CEZ, te Kompleksi i Partizanit i dhëndrit. Ti bën mirë që e luan rolin e viktimës nga Parisi drejt Uashingtonit përderisa SPAK nuk i dëgjon ulërimat e të vrarëve. Pa folur për ulërimat e atyre që u vranë poshtë dyerve tua. Dua ta them këtu edhe pse me keqardhje se është kjo shumicë që e ka mbështetur reformën në drejtësi, atëherë kur ju dilnit në rrugë kur godisnit me motolov e zjarr pikërisht se reforma kërkonte vota në kuvend. Ti bën mirë që e përqesh SPAK-un e dhe quan SKAP përderisa s’të ka kapur dhe të të çojë në të vetmen karrige ku duhet të jesh për të dhënë llogari për korrupsion dhe ,minimin të demokracisë dhe korrupsion të atij niveli për vrasje njerëzish. Ti thua që Rama po i bën presion SPAK se të ka frikë, po ku ka rival më të mirë se ty. Për vrasjet që shkaktojnë vetë nuk përgjigjen, nuk thonë kurrë më fal. Organet e drejtësisë le të na thonë a është ky ai plaku qelibar që hiqet s’po është ai që njohin SHBA, ai që mandatën e ka marrë në 2013 jo vetëm nga DASH.
Sali Berisha kërkoi 1 minutë heshtje për humbjen e dy jetëve në qelitë e vendit tonë javët fundit.
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se Shqipëria është shndërruar si birucat e dikurshme të sigurimit të shtetit.
"Sot integrimi i Shqipërisë është shtruar në një horizont që largohet çdo ditë e më shumë, jo për shkak të Europës, port ë shndërrimit të Shqipërisë në kanabistan. Në vendin më të korruptuar, ku dhunohen liritë dhe të drejtat themelore. Aty ku drejtësia vendoset në kontroll të qeverisë. Liritë dhe të drejtat ndërkombëtare çdo ditë. Unë jam këtu për të dënuar edhe njëherë vdekjet në qelitë e zeza të komisariateve dhe burgjeve në Shqipëri, që de facto janë shndërruar në birucat e dikurshme të shteti. Në 5 javë në kazmën dhe në Kavajë humbin jetën, vriten apo vetëvriten 2 të rinj në qeli, ku sipas ligjit, duhet të ishte vendi më i sigurt. Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e regjimit ndaj vrasjeve shtetërore, ju ftoj të nderojmë me 1 minutë heshtje të gjithë ata që vdiqën në qelinë e narkoregjimit shqiptar.", tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për deklaratat e prokurorit Arjan Ndoj i cili thotë se ka regjistruar Ramën duke folur me banditë.
“A ka qenë Rama mbrapa atentatit?”, kjo ka qenë pyetja që ka drejtuar Berisha në parlament duke thënë se duhet patjetër të hetohet.
Kërkoj një komision hetimor parlamentar për prokurorin Arjan Ndoj i cili thotë se e ka të regjistruar kryeministrin duke biseduar me banda dhe banditë. Mbi Ajran Ndojën u shkrepën bateri kallashnikovi. Në të njëjtën kohë Rama lëshonte breshëri mbi atë. A ka qenë Rama mbrapa atentatit? Duhet të hetohet! S’e mbron dot Ramën nga këto. Telefoni i famshëm BQ është në analizë, po analizohen zërat. Po zbardhen mesazhet e tyre."m tha ai.
Ish-kryeministrin Sali Berisha ka ‘ndërprerë” seancën parlamentare për të kërkuar një strehë për gardistët e parlamentit.
“Ka një grup të gardës që rrinë në shi te dera dhe nuk u bëhet një strehë që të rrinë. Ju që drejtoni parlamentin nuk keni detyrë vetëm mikrofonin por tërësinë e shërbimeve që duhet të kenë kushtet më minimale. Gazetarët kanë një strehë aty dhe është shumë mirë, por edhe rojeve te dera u bëhet një strehë. Kjo ishte në rrafshin human”, tha Berisha.
Deputetja e PD, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në parlament akuzoi ministrin e Kulturës lidhur me koncesionin e Parkut Kombëtar të Butrintit siç e quajti ajo. Zhupa shtoi se lidhur me këtë projekt nuk kanë marrë mendimin nga asnjë arkeolog, ndërsa nuk kanë as aprovim nga UNESCO.
“Kam pasur mundësinë të takoja dhe të bisedoja me arkeologët më të mirë në vend për çështjen e koncesionit të Butrintit. Koncesioni që diskutohet këtë dy javë në parlament dhe i njohur për publikun është një nga skandalet që pritet të kalojë në kuvend kjo qeveri. Nëse e keni parë ndonjëherë nga afër këtë plan nga i njëjti fondacion, shihet qartë që s’ka të bëjë me interesin publik dhe trashëgimin kulturor, por vetëm me fitimin ekonomik nga kjo pasuri kombëtare. Asnjë arkeolog me kompetencë, nuk është pyetur. Asnjë ekspert i mirëfilltë nuk është në listën që kanë vënë në planin e Butrintin.
Ky është bërë me një fondacion privat për të krijuar një fondacion tjetër privat për të menaxhuar Butrintit. Ministria e Kulturës është pjesë e bordit, që do të ketë dhe votën. 2,1 milionë dollarë ndodhen për momentin, të mjaftueshme për të bërë menaxhimin, por ju thoni që duhet 7 milionë. S’na ka ardhur asnjë paragraf nga UNESCO, ndërkohë që dokumentet kryesore duhet të ishte mendimi i UNESCOS për çdo investim që do të bëhet aty.”, u shpreh ajo.
Menjëherë për replikë është çuar ministrja e Kulturës, Elva Margariti ku theksoi se ky nuk është një koncesion, por një formë administrimi të një pasurie kulturore.
"Janë përfshirë ekspertët shqiptarë është fakt! Janë konsultuar. Janë mbi 80 ekspertë shqiptarë. Ministria i drejtohet institucionit të Arkeologjisë, kemi marrë mendim për planin në 13 qershor 2019, në korrik instituti ka depozituar të gjitha sugjerime. Janë zhvilluar 3 dëgjesa publike dhe ka pasur prezencë të arkeologëve.
Në prill 2020 është diskutuar në trashëgimin kulturore, ku edhe aty kemi profesor të nderuar që i kishim në komisionin e ekonomisë. Ky plan është miratuar me VKM në 22 korrik 2020. Është një plan zyrtarisht i konsultoheshim që në 3 gusht në fletoren zyrtare.
Kemi parë më larg se thjesht një studimi shkencor, por edhe poleve të tjera përreth Butrint sepse s’kanë pasur mbështetjen e duhur. Ne atë që po bëjmë është të krijojmë ura të shëndosha me institucion e arkeologjisë dhe me partnerë. Këto informacione duhet të merren dhe të lexohen. Boll me më fjalën koncesion, kaq duhet ta kishin kuptuar, kjo është një formë administrimi dhe menaxhimi indirekt nuk është gjetje e qeverisë, por është një mënyrë për të menaxhuar një pasuri kulturore. Nuk është një histori shqiptare, por histori e vjetër. Kur ta gjeni në Butrintin tuaj, do të jeni edhe ju krenarë.", u shpreh ajo.
Deputeti i PD, Dash Sula ngriti problematikën e investimeve në Peqin që sipas tij janë “zero”, duke thënë se është bashkia më e diskriminuar. Gjatë fjalës së tij ka nxjerr fotografi nga lagjet që sipas tij “Rilindja” nuk ka prekur.
"Do të fokusohem tek Bashkia e Peqinit. Është një ndër 7 bashkitë e Elbasanit, është më e diskriminuara. E them me kompetencën më të plotë,. Jo më larg se km larg nga Rrogozhina, është për të ardhur keq që në 7 bashkitë, vetëm Peqini është kështu,. Nuk ka përfituar nga “rilindja e famshme. Problematika është shumën e madhe. Edhe me reformën territoriale, numri I punonjësve është shtuar, por janë 3 muaj pa marrë rrogat në bashki. Kryetarit si keni çuar asnjëherë fonde. Janë 1532 familje në ndihmë ekonomike. Shikoni si është bërë Peqini. Peqini është si Manipoli, pa u sulmuar nga rusët.
Po të kalosh natën dërrmohesh. Në Peqin mund të kalosh vetëm me fouristrad 4x 4, nuk bëhet fjalë të kalosh me këmbë apo me veturë
Shikoni rrugët dhe fshatrat, shikoni urën që kalojnë përditë fëmijët. Paqeni nuk ka përfituar gjithë këto vite. Nuk është investuar as 1 m asfalt, nëse është investuar unë iki nga deputet. Është e tmerrshme, braktisja shumë e madhe. Përditë ikin nga fshatrat.
Shikoni këtë familje në çfarë gjendje është. 1200 lekë kilja e bamjes, 700 lekë kajsia, 220 lekë domatet, 300 lekë bizelja, dhe specat. 4 mijë lekë speci i kuq, 700 lekë kumbullat, 200 mijë lekë kastravecit. Me 3700 lekë të vjetra bëjeni llogarinë, si mund të jetojë kjo familje.", tha Sula.
Pasi Grida Duma i kërkoi dorëheqjen, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i tha se nëse ka dyshime për vetëvrasjen e Ilvi Metës të kërkojë hetim parlamentar.
“Të të jap një përgjigje, ju thoni që bisedova me të atin. Në sekondën që është ndaluar i ndjeri Meta është shoqëruar për kontroll banese dhe ka qenë i ati në banesë nuk ka bërë asnjë kundërshtim. Prandaj nuk është politikë kjo që bëni ju. Ju keni të drejtë për të bërë një hetim parlamentar nëse doni, i keni të gjithë faktet, nëse mendoni se prokurori, mjeku, gjykata, policia janë të korruptuar dhe kanë bërë komplot nuk di ca të them se kjo është përtej meje”, tha Çuçi.
Deputetja e PD-së, Grida Duma i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
"Komisariati që duhet të sigurojë jetën përfundoi që një i ri të vrasë veten brenda Komisariati, të merrni përsipër dorëheqjen tuaj? Së dyti, thashë do respektoj hetimet, po fakti që Avokati i Popullit thotë që ka raste të përsëritura, ku një i ri kapet dhe ka qenë në depresion, edhe pse familjarët nuk e pranojnë, po ju pyes ju si prind, babai më tha kam shkuar 5-7 pasdite, askush nuk me jepte aanjë përgjigje", tha Duma.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi thotë se akuzat e bëra nga opozita se Ilvi Meta është rrahur barbarisht nga policët nuk janë të vërteta. Ai tha se çdo moment, nga momenti kur ka qenë në oborrin e komisariatit e deri në momentin kur është dërguar në mort
"Më vjen keq që aludoni për gjëra që nuk qëndrojnë dhe akuzoni strukturat sikur ata janë kriminelë dhe vrasës, ta lëmë pas këtë retorikë të vjetër dhe ju si përfaqësuese e re e këtij parlamenti duhet të jeni në pararojë të shkëputjes nga kjo retorikë, faktet janë të plota është eskspertiza mjeko ligjore, janë 25 mjekë, 3 punonjës policie në burg për një neglizhencë dhe dosja është e plotë është e zbardhur, janë të filmuara çdo sekuencë që nga momentin që është ndaluar nga policia, është proces verbali, dhe janë të filmuara që kur ka qenë në oborr dhe deri sa është larguar drejt mortit, ju ftoj që të shikoni të gjitha", tha Çuçi.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i është përgjigjur deputetes demokrate Grida Dumës, e cila ngre dyshime për vetëvrasjen në komisariatin e Kavajës. Çuçi thotë se nuk ka asnëj aludim për këtë ngjarje. Ai theksoi është nisur hetimi për përgjegjësit në komisariatin.
“Kemi shkuar deri në fund së bashku me AMP për të nxjerrë përgjegjësitë që ka pasur trupa e policisë së shtetit në komisariat e Kavajës deri në neglizhenca që ata kanë bërë që kanë sjell ngjarjen fatale. Nuk ka asnjë aludim që të hedhë dyshime për ngjarjen, as nga prokuroi as nga hetuesit as nga mjekët ligjor, meqë përmendur edhe avokatin e popullit, kanë qenë dy përfaqësues se kanë qenë në inspektimin e dhomave të ndalimit. Ju ftoj të lexoni edhe raportin e avokatit ku thuhet që ato dhoma janë plotësisht në përputhje me standarde ligjore. E nderuar deputet i bëj thirrje e që jo vetëm ju por të gjithë bashkë të përpiqemi se nuk është e lehtë të largohemi nga kjo retorikë politike”, tha Çuçi.
Deputetja Grida Duma ka ngritur në Kuvend çështjen e vetëvrasjes së Ilvi Metës, ku nxori dy fotot të qelisë ku duket edhe lidhësja e bluzës me të cilën dyshohet se Ilvi Meta u vetëvra. Duma tha se nuk ka nevojë për ekspertizë, por me sy të lirë mund ta kuptosh se kjo gjë zor se mund të ndodh.
"I ftoj kolegët pa dëshirën për të bërë jetë parë dy foto. Janë dy foto në komisariat të Kavajës, ku pretendohet se është vetëvrarë jetën Ilvi Meta në komisariat. Një sy normal nuk ka nevojë për ekspertizë për të kuptuar se zor mund të ndodhë kjo.
Kam shkuar në atë natë të familja e djalit, do të kishte parë një kob më të madh sesa vdekjen. Aty kishte pllakosur heshtja, mpirja dhe mungesa e vërtetës ishin më të mëdha sesa morti, E theksoj këtë realitet për një gjë që është shumë e thellë, aty tek ajo familje përveç se ishte vuajtja e njerëzve të shkelur, për në çast bërë pyetje, për çfarë akuzohej,. Tha për një derë alumini, që quhen vjedhje krime ordinere, devijanca nga varfëria. Tha se e kanë dënuar disa herë për gjëra që si ka kryer, kjo është dëshmia e tij. Sa herë ndodhte një vjedhje e kapnin e rrihnin dhe ishin mësuar me faktin se ka gabuar dhe do jetë gjithmonë fajtori. Mendoni sesa janë ata që nuk mbrohen dhe nuk nxjerrin dot të drejtën e vet. Problemi më i madh është një njeri që dikur, për shkak kjo shoqëri nuk ka një sistem vlerash, një in riedukimi, mund të të çojë deri në vdekje të fshehura apo vetëvrasje të ndodhur nga depresioni, s epo i rrëshqit këmba të varfrit je i mbaruar", tha Duma.
Pas aksidentit në Tiranë, deputeti demokrat Arbi Agalliu kërkoi që të rishikohet penaliteti ndaj shkelësve të kodit rrugor.
“Të rishikohet penaliteti ndaj shkelësve, mënyra se si ndiqen këto njerëz, të drejtuesve kur japin makinën të droguar”, tha Agalliu.
Sa per te qeshur jeni bere moj bunder, vrate 26 vete ne Gerdec, 4 te pa fajshem ne bulevard dhe asnje doreheqje. U vtvra nje hajdut i shoqeruar 18 here ne polici dhe ju po e beni PISHTAR TE DEMOKRACISE..... Keta jane partia juaj...
PërgjigjuFole me ne fund me justifiku rrogen eeee, plerat e pd
Përgjigju