Policia Rrugore gjatë fundjavës ka shtuar kontrollet për shoferët që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatë natës në segmentin Sauk-Teg në Tiranë, pas kontrollit me radar janë konstatuar disa drejtues duke shkelur rregullat e qarkullimit, ku janë pezulluar 9 leje drejtimi për shpejtësi, 140 km/h deri në 173 Km/orë.
Policia paralajmëron shoferët se për këtë vit do të forcohen ndëshkimet ndaj atyre që thyejnë rregullta, në kuadër të uljes së numrit të aksidenteve.
“Vijon kontrolli me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara. Për 200 minuta kontroll me radar duke i monitoruar nga mbikalimi, 9 Leje drejtimi të tërhequra dhe dërguar në OASH, për shpejtësi 140 km/h – 173 Km/orë. Shpejtësi avioni gati dy herë më shumë se tabela, rrezik potencial për aksident. Edhe pse kontrollet me radar janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë por në gjithë rrugët nacionale, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë akoma më të shtuara, fushatat sensibilizuese përditë e më shumë, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur makinën si avion. Mos shpejtoni se në rastin më të mirë Radari dhe Polici Rrugor ju presin, në rastin më të keq ju pret aksidenti. Viti 2020, viti i sigurisë rrugore, të parandalojmë në maksimum aksidentet me pasojë jetën dhe kjo do arrihet me kontributin e të gjithë, ndaj mos fluturo, ndërgjegjësohu dhe zbato rregullat e qarkullimi rrugor. Bashkë për sigurinë rrugore, thuhet në njoftimin e policisë."
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.9%
-
Keq
61%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1679
Lajme të tjera
-
Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 16 shoferë u arrestuan, mbi 12 mijë gjoba dhe 12 automjete të bllokuara
21 Prill, 11:10
-
Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 17 shoferë u arrestuan, mbi 12 mijë gjoba dhe 30 automjete të bllokuara
14 Prill, 11:38
-
Pogradec, kreu manovër të gabuar, Rrugorja ndëshkon me gjobë drejtuesin e automjetit
13 Prill, 15:58
-
Policia Rrugore shton masat dhe intensifikon monitorimet, gjatë 1 jave pezullohen 109 leje drejtimi
13 Prill, 14:16
-
Tentuan të korruptojnë policinë rrugore, 2 të arrestuar në Tiranë! Një ishte me masë arrest shtëpie
13 Prill, 10:25
-
Parakalim në kthesë të rrezikshme, gjobitet shoferi në Elbasan (Video)
11 Prill, 15:34
-
Nën efektin e alkoolit e drogës dhe pa patentë, 17 shoferë të arrestuar nga “Rrugorja” në një javë, bllokohen 44 automjete
7 Prill, 11:18
-
30 mijë gjoba për një javë, specialisti i ‘Rrugores’ në ‘Përballje’: Përdorimi i celularit shkaku kryesor i aksidenteve! Eksperti: Duhen më shumë kontrolle në rrugët rurale
25 Mars, 14:46
-
Në një javë/ Policia rrugore e Tiranës ‘dynd’ me gjoba shoferët, 5 të arrestuar
17 Mars, 10:06
-
VIDEO/ Berat, kryente manovra të rrezikshme, Rrugorja i heq lejen e drejtimit dhe ndëshkohet me 60 mijë lekë gjobë
15 Mars, 11:16
-
VIDEO/ U fut në parakalim të gabuar në aksin Lezhë-Milot, gjobitet më 10 mijë lekë shoferi
1 Mars, 09:59
-
Tiranë/ Policia rrugore bën bilancin për 6 ditët e fundit: 8720 gjoba për shkeljen e rregullave të qarkullimit
18 Shkurt, 11:35
Shpejtesi ne teg ngjarje e jashtzakonshme po ne qytet qe makinat qarkullojne me shpejtesi duke mos zbatuar rregullat e qarkullimit dhe rreziku eshte me i madh
PërgjigjuKeto lloj monstras duhet te denohen per vrasje me paramendim e jo me heqje patentash turp te ket shteti
Përgjigju