Me pamje nga bregdeti dhe qindra pushuesit që po shijojnë verën, Rama publikon pamje nga Shëngjini

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga bregdeti i bukur i Shëngjinit.

Me rërën e ngrohtë, detin dhe qindra pushuesit që shijojnë verën në Shëngjin, kryeministri i ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë.

Videoja në të cilën paraqiten pishat pranë detit dhe dallgët që përplasen në rërë është e shoqëruar me një melodi relaksuese që i përshtatet natyrës.

“Mirëmëngjesi  dhe me këtë panoramë nga plazhet e Shëngjinit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në rrjetin e tij social Facebook.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri