‘Ma tha truri të të puth', ‘Picasso’ dhe mesazhet e tij të ‘fshehta’! Donald Veshaj: Me Borën jemi njohur në kishë
“Picasso” është kënga më e re e Donald Veshaj, Romeo Veshaj dhe Elgit Doda që ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut për mesazhet e fshehta që mban brenda tekstin dhe në videoclip.
Redaksia 16 Prill 2022, 16:23 | Përditesimi: 16 Prill 2022, 16:27
“Picasso” është kënga më e re e Donald Veshaj, Romeo Veshaj dhe Elgit Doda që ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut për mesazhet e fshehta që mban brenda tekstin dhe në videoclip.
Fansat i janë “futur analizave me kokë” dhe kanë dalë në përfundim se “Picasso” është një këngë e dedikuar Bora Zemanit.
Ma tha truri për me t’puth- Ku mendohet se i referohet puthjes më të njohur të vitit në ‘Big Brother” me Borën
Ma tha truri për me t’humb- Pasi vetëm pak kohë pas puthjes, ai krijoi një lidhje dashurie me Beatrix
Ma tha truri për me t’lut- Kjo pasi menjëherë pasi doli nga “Big Brotheri” sipas fansave u mundua të rikrijonte lidhjen e tij me Borën
Ma tha truri për me vujt- kjo është pasoja e të gjithë “lojës”
Megjithatë ky nuk është i vetmi detaj që ka bërë fansat të mendojnë që kënga e re i është kushtuar dashurisë më të madhe të Donaldit, siç ka thënë vetë, Borës.
Videoclipi është realizuar në një vend që ngjan me një kishë.
Ju do të thoni se çfarë lidhje ka kjo me Borën? Por fansat e vërtet e dinë!
Donaldi në një bisedë me banorët e “Big Brotherit” ka treguar se Borën nuk e ka takuar në televizion, por në kishë.