Media gjermane ‘Prisma’: Shqipëria, destinacioni i ri turistik me male piktoreske dhe histori të pasur

Media gjermane ‘Prisma’: Shqipëria, destinacioni i ri turistik me male piktoreske dhe histori të pasur

Theth

Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar - ofron brigje të pacënuara, male të larta dhe një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë - Lumi i Vjosës. Një vend në lëvizje dhe me një trashëgimi të pasur kulturore, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen gjermane “Prisma”.

Vitet e fundit, ka pasur një tendencë në rënie për të planifikuar udhëtime në vende të largëta për pushime.

Shqipëria - dikur një vend i izoluar - në kohën e komunizmit - tani po gëzon një reputacion si një destinacion i guximshëm, i pacënuar, plot aventura dhe shumë i përballueshëm.

Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion popullor turistik.

Me plazhe që të lënë pa frymë, male piktoreske dhe një histori të pasur, vendi mesdhetar ofron një alternativë interesante kundrejt destinacioneve të mbipopulluara të pushimeve si Italia apo Greqia.

Shqipëria ofron gjithçka për çdo lloj vizitori. Nuk është çudi që Tirana dhe Riviera Shqiptare të bien në sy!

Bregu i Shqipërisë në detin Jon ofron të gjitha bukuritë tipike të rivierës mesdhetare, por pa turma vizitorësh dhe çmime të larta.

Në veri, mund të shijoni peizazhin malor kryesisht të paprekur, me lumenj bruz që rrjedhin nëpër një horizont të pafund majash të mjegullta.

Në bregdet, ujërat blu të shndritshëm takohen me plazhet ranore të ndriçuara nga dielli, të ndara nga brigje shkëmbore dramatike, dhe në brendësi mund të zbuloni kulturën tradicionale shqiptare.

Dhërmiu është një nga vendet më magjepsës për pushime verore.

Plazh i gjerë me rërë, bare plazhi dhe një numër në rritje vendpushimesh.

Në fshatin e vjetër bregdetar po punohet për ruajtjen e traditës dhe paprekshmërinë e siteve kulturore.

Shtëpitë e vjetra po restaurohen dhe shndërrohen në hotele - duke ruajtur vlerat historike.

Vetëm aventurë! Ju mund të shijoni pamjet mahnitëse të Rivierës Shqiptare përmes një udhëtimi me varkë.

Kryeqyteti, Tirana është i ri dhe plot gjallëri - ngjyrat e theksuara të mureve të ndërtesave largojnë zymtësinë e arkitekturës komuniste.

Shqipëria ofron hotele të reja edhe në fshatrat e vjetër.  Një vend në tranzicion që po zhvillohet me ritme të shpejta! ATSH

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja