Mero Baze: Fatmir Mediu është mbrojtur për të shpëtuar Shkëlzen Berishën

Fatmir Mediu dhe Sali Berisha

Fatmir Mediut i është bërë fat Shkëlzen Berisha. Përfshirja e djalit të ish kryeministrit në një histori lobimi për një kontratë korruptive, që përfundoi me 26 të vdekur dhe qindar të plagosur, ka qenë imuniteti kryesor që Fatmir Mediu ka pasur për të mos u ndëshkuar për historinë e Gërdecit.

Fatmir Mediu nuk u pyet kurrë, dhe nuk dëshmoi para drejtësisë, për një prej historive më tragjike që ka prodhuar korrupsioni në Shqipëri.

Po cili ishte roli I I tij në këtë tragjedi?

Një biznesmen shqiptar, Dhimitër Delijorgji, I cili kishte një traditë bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes, në fushën e skrapit, kishte mundur të përfshinte si lobues të tij djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha. Ky I fundit i kishte marrë përsipër firmosjen e një kontrate me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, për të demontuar fishekë dhe municione të tjera luftarake në Gërdec.

Prokuroria ka sekuestruar dy blloqet e shënimeve të Sekretares së Fatmir Mediut, në të cilat duket qart roli lobues I Shkëlzen Berishës.

Keto dy blloqe kane të dokumentuara dhe të faktuara të gjitha vizitat “per  kafe” që ka bërë në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes të asaj  kohe, zoti Shkëlzen Berisha. Të gjitha takimet kanë të  shënuara datat perkatese dhe personat perkates. Per lehtesi  po citoj nga dosja  vetëm ato data (faqe blloku) kur zoti  Shkelzen Berisha ka shkuar në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes për ta takuar këtë të fundit. Blloqet faktojnë se në 17 ose 18 Mars 2007 Shkelzen Berisha ka shkuar te takoje ministrin Mediu në zyrën e këtij të fundit në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithashtu është interesant fakti që Shkëlzen Berisha e ka vizituar zyren e Ministrit te Mbrotjes kater dite rresht ne datat 17, 18, 19, 20 Korrik 2007. Arsyeja është shume e thjeshte. Gjatë periudhës Korrik 2007 furnizimi me fishekë në fabrikën e Gërdecit behej shume pak dhe nga ana e kompanise “AlbaDemil”
kërkohej me shumë municion kërkesë e cila kishte hasur vështiresi dhe pengesa nga repartet  ushtarake. Kjo tregon se Shkëlzen Berisha sillej si pronari real I fabrikës së demontimit dhe I ka kërkuar Mediut të shtohet furnizimi.

Nga Marsi 2007 deri ne Mars 2008 zoti Shkelzen Berisha de fakto ka pasur një zyrë të tijën në institucionin e Ministrisë së Mbrotjes. Ishte kjo zyrë ku u adresua dhe faksi I famshëm nga Ministria e Drejtësisë së Aldo Bumçit, për miratimin e kontratës ku sipër shkruhej “Për dijeni Shkëlzen Berishës”. Pra Ministria e Drejtësisë I raportinte Shkëlzenit që ja kishte mbaruar porosinë.

Fatmir Mediu e coi vendimin në qeveri, duke propzuar që kompanisë për të cilën lobonte djali I Sali Berishës ti jepej direkt kontrata përmes një vendimi qeverie.

Kundër procedurës u ngrit zëvendëskryeministri Ilir Rusmali, I cili kundërshtoi propozimin e Mediut, të mbështetur nga Sali Berisha, nën arsyetimin se qeveria nuk është komision tenderi dhe se propozimi mund të hidhej në tender nga Ministria e Mbrojtjes.

Pas shumë polemikash mes tij dhe Mediut, Berisha propozoi që Rusmali ta rishikoj dhe një herë procedurën nëse gjen ndonjë shteg ligjor. Përgjigjia e tij ishte e prerë që nuk ka hapësira ligjore.

Pas kësaj Fatmir Mediu e lidhi kontratën nga Ministria e Mbrojtes duke bërë një tender formal, dhe duke ja dhënë përsëri kësaj kompanie.

Këtu fillon problem I parë I tij. Ai e kishte të paracaktuar fituesin e asaj kontrate dhe ja dha atij që ja kërkoi djali I Sali Berishës.

Më pas Deligjorgji ngriti një kompani ndihmëse, për të kryer punimet në Gërdec në të cilën përfshiu dhe një nga pjestarët e familes së Fari Balliut, për ta pasur si lehtësi në kapërcimin e procedurës për të ndërtim, brenda një territori ushtarak.

Korrespodencae  e ushtarakëve të lart të Batalionit të vendosur në Gërdec, tregon se janë prishur jashtë ligjit ndërtesa egzistuese të ushtrisë dhe është ndërtuar fabrika e vdekjes në kundërshtim me gjithë rregullat. E gjitha bëhej në rrugë informale, për shkak të ndikimit klientelist të Ministrit të Mbrojtjes.

Ka prova të qarta në dosje që tregon se kompania në fjalë ka  krijuar shqetësim tek  Policia Ushtarake në lidhje me punimet e kryera ne repartin e Gerdecit . Ky informacion i është bërë i ditur si Ministrit te Mbrojtjes z. Mediu dhe Shefit te Shtabit z. Hoxha dhe rezulton se asnjeri prej te dyve nuk jane dukur te interesuar për të zgjidhur problemin. Dokumenti C (fq 1;2;3 & shkresa nr.1217) tregojne procesverbalin e marrjes se dokumentave nga Prok. Pergjithshme si dhe shkresa nr. 1217 tregon mbi nje informacion qe Brigada Ajrore i kerkon Komandes se Forces se Bashkuar mbi punimet e firmes private “Trans Digging Construction”.

Kur fabrika e vdekjes filloi punë dhe Ministria e Mbrojtjes duhet të ishte mbikqyrëse e procesit, ajo ishte jashtë loje. Situatën në terren e kontrollonte ai që quhej “turni i trete” dhe merrej vetem me organizimin e municioneve. Ata ishin të gjithë të lidhur me njëri tjetrin, (Kuneter, krushqi, te aferm, miq) me aksionierin hije te Gerdecit Rrahman Selmanllari që në atë kohë përfaqësonte Shkëlzen Berishën në çdo transaksion biznesi apo pasurish të patundëshme. Keto persona kane dhënë dëshmi të rreme dhe prokuroria fatkeqesisht e ka lënë deri këtu hetimin pa dashur ti shkoje deri ne fund.

Vet Rahman Selmanllari u caktua përfaqësues i kompanisë amerikane që ishte partnere me Delijorgjin, dhe për këtë egziton prokura e tyre në dosjen e prokurorisë, por as kjo nuk u muar në konsideratë edhe pse është dëshmi, se ajo ishte “de facto” pjesa e biznesit të djalit të Sali Berishës.

Kur fabrika shpërtheu, dhe tragjedia ishte duke ndodhur, kuptohej qart se kush ishin personat e përfshirë në skandal. Tabulatet telefonike të Fatmir Mediut tregojnë se ai I është drejtuar së pari Shkëlzen Berishës, pastaj Rrahamn Selmanllarit, pastaj Sali Berishës dhe Mihal Delijorgjit. Ishte e qartë se ai e dinte se çfarë I kishte ndodhur dhe kush ishin personat përgjegjës.

Pas gjithë kësaj Fatmir Mediut ju hoq imuniteti në Kuvend, por ai nuk u gjykua kurrë . Prokuroria kërkoi deri në gjashtë vite burg, por ai arriti të shtyjë me raporte mjekësore ditën e dëshmisë derisa përfunduan zgjedhjet e vitit 2009 dhe ai u rimbrojt me imunitetin e ri të fituar nga zgjedhjet.

Në një akt të turpshëm dhe të paprecedent, Gjykata e Lart shpalli mos kopetencën e saj, duke gjykuar se zoti Mediu kishte imunitet si deputet, ndërkoh që mund të rikërkonte heqjen e imunitetit.

Deri më sot ai ka vazhduar të zgjidhet deputet nga Partia Demokratike, si një borxh që Sali Berisha ja ka për heshtjen e tij ndaj përfshirjes së djalit të tij në këtë histori.

Ky fakt mjafton për të kuptuar përse I duhet Partia Demokratike Sali Berishës dhe përse ai nuk heq dorë nga kontrolli mbi të. Në këto zgjedhje Fatmir Mediu ishte I gjashti në listë, menjeherë pas Sali Berishës për të treguar pikërisht këto garanci. Për ironi të fatit këtë rradhë ishte deputet në Gërdec ngaqë aty ju gjend pranë krushku I tij, pasi ka menduar se masakra u harrua.

Djali I Sali Berishës, Shkëlzen Berisha është përpjekur të hedh në gjyq shtypin amerikan pas akuzave që i bën si pronarë real I këtij biznesi por të dy shkallët e Gjykatës së Floridës ja hodhën posht kërkesën, duke lënë në fuqi akuzat e Neë York Times , dhe disa revistave investigative  amerikane për këtë çështje.

Këmbngulja e familjes Durda për të vendosur drejtësi për djalin e tyre, Edisonin 9 vjecar, të vrarë duke luajtur me bicikletë, bëri që SPAK të marrë në konsiderat faktet dhe ta rihap atë.

Nuk jam I sigurt deri ku mund të shkoj kjo çështje, por nëse historia e Gërdecit ngelet pa u ndëshkuar, nëse Fatmir Mediu nuk dëshmon para drejtësisë si është vënë në shërbim të një afere korruptive që shkaktoi vrasje masive për shkak të lobimit të djalit të Sali Berishës, çdo akt tjetër drejtësie në Shqipëri është I pavlerë. Triumfi I derisotëm I familjes Berisha përballë drejtësisë, është një nga arsyet e mungesës së autoritetit të drejtësisë në Shqipëri, ku një ish kryeministër mburret që ka vrarë dhe nuk guxon njeri ta marrë në pyetje, ndërsa djali I tij dhe bashkëpuntorët  e tij të kapur në krim, janë të lirë dhe I bëjnë karshillëk drejtësisë shqiptare, duke investuar paret e zeza të korrupsionit,  për të paguar një shtyp mercenar, gazetarë bixhozxhinj dhe pseudointelektualë, që kur ka ndodhur kjo fatkeqësi kanë duartokitur për vrasësit. Fatmir MEdiu është ende I lirë dhe I padënuar, pikërisht për të mos prekur këta.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A bënë zgjedhjen e duhur demokratët duke konfirmuar Lulzim Bashën në krye të PD-së?

Komento

Komente

  • Gr sal: 06/05/2021 20:50

    Ah sa shume te drejte keni. Dyshja berisha-meta denim me burg nga SPAK. Do zoti ndihmojne amerikanet ta shpien ceshtjen deri ne fund.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Zgjedhjet që shpallën një gënjeshtar të certifikuar