Mero Baze: Opozita e ka dëmtuar Edi Ramën vetëm kur ka bashkëpunuar me të

Mero Baze: Opozita e ka dëmtuar Edi Ramën vetëm kur ka bashkëpunuar me të

Basha-Rama-Berisha-Meta

Shikojë se ka një nxitim që vjen nga sëmundja kronike për ti thënë jo çdo iniciative politike të qeverisë. Është e qartë se qeveria po matet të nis një reformë në drejtësi nr. 2 tashmë për integritetin e zyrtarëve të shtetit dhe të thellimit të betejës kundër korrupsionit në çdo qelizë të administratës. Rezoluta është thjeshtë një akt politik që lajmëron nisjen e procesit. 

Nuk është një ide e re. As e kësaj jave. Është një proces që ka një histori konsultimi me faktorin ndërkombëtar dhe natyrisht korrektim idesh për mënyrën se si duhet të shkohet pa cenuar reformën aktuale në drejtësi. 

E kuptoj që Berisha dhe Meta nuk janë të interesuar për një opozitë që bashkëpunon me Perëndimin dhe e refuzojnë në parim bashkëpunimin. Por të tjerët nga përvoja që kanë nuk duhet të nxitohen. 

Opozita e ka ndihmuar Edi Ramën sa herë ka refuzuar të bashkëpunojë. E ka ndihmuar më 2015 kur refuzoi reformën territorial, e ka ndihmuar më 2019 kur iku nga parlamenti dhe akoma më shumë kur ikën nga zgjedhjet lokale. Thjesht I forcuan pushtetin. 

Opozita nga ana tjetër e ka dëmtuar rënd Edi Ramën kur ka bashkëpunuar me të në rrugë institucionale sic ka qenë ligji I dekriminalizimit apo reforma në drejtësi pasi ato sollën një tërmet real në politikën shqiptare dhe ndarjen e politikës nga krimi.

Madje dhe në një komision hetimor që kanë bashkëpunuar sic ishte ai inceneratorëve drejtuar nga Jorida Tabaku, ka rrëzuar gjysmën e qeverisë. 

Kështu që nuk është ide e mirë t'ia japin Edi Ramës fitoren në tavolinë, duke I lenë atij retorikën antikorrupsion në politikën shqiptare. 

Ka plot mënyra se si të reformohet ideja e qeverisë për këtë reformë, si të bashkëpunohet, çfarë të propozohet pasi në fund të fundit do të jenë rregulla të përbashkëta që do tu shërbejnë gjithë palëve për një administratë sa më pak të korruptuar. 

Versioni më i lehtë për qeverinë në këtë situatë është që ta refuzoj çdo opozitar projektin antikorrupsion  dhe ata të vazhdojnë të bënë sikur po kërkojnë rrugë të reja për ta bërë vet aq sa mundin. 

Pjesëmarrja është e sigurt që e vë qeverinë në pozitë më të vështirë se bojkoti. Siç e ka vënë gjithnjë kur është përballur në tryezë me opozitën dhe siç është lehtësuar gjithnjë, kur opozita e ka lënë vendin bosh. / Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Përse shkaktohen rrathët e zinj poshtë syve dhe si të shpëtoni prej tyre

Përse shkaktohen rrathët e zinj poshtë syve dhe si të shpëtoni prej tyre