Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD

Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së

Nuk ka ndonjë lajm të ri nga PD. “Vendimet” për protesta janë tradita më e lashtë e asaj partie, dhe kërcënimi për përmbysje po aq i lashtë.

E reja këtë radhë, ka të bëjë me momentin kur nisin dhe arsyen jo publike pse nisin.

Momenti kur nisin formalisht përkon me ekzekutimin e vendimit për arrestimin e Salianjit pas katër vitesh, por realisht ka të bëjë me pritshmërinë për arrestime të Berishës dhe familjarëve të tij për korrupsion. Dhe para se të shkojë në burg, atij i duhet një trazirë që të justifikojë burgun jo si hajdut por si rebel.

Madje për ta sfumuar Salianjin dhe burgosjen e tij, ai po përpiqet të flasë për një gjë të madhe përtej Salianjit që në fakt është halli i tij.

Puna është se nuk ka fuqi të përmbysë asgjë veç gotës së ujit në tavolinë dhe do dalë nga shtëpia drejt gjykatës si hajdut, dhe jo si “destabilizues” siç ëndërron prej vitesh.

Pafuqia është një makth i fortë, dhe Sali Berisha është njeriu që e përjeton atë prej dekadash më shumë se kushdo tjetër. Ai e di mirë se kur ke fuqi të përmbysësh diçka, s’ka nevojë të ulërasësh, s'ka nevojë të kërcënosh, s'ka nevojë të ngresh tonet, por thjesht të veprosh. Kur s’ke fuqi të veprosh, pastaj të ngelet vetëm goja si mjet lufte. Dhe ai është fiks në këtë gjendje, ku të vetmen armë, ka të bërtasë përmbysje djegie, shkatërrim, paralizim përbetime “o sot o kurrë!”, etj. pasthirrma dëshpëruese.

Dhe kjo fjalia “o sot o kurrë” për dreq është dhe me afat kohor, por ka një vit resht që shqiptohet, duke e kthyer ditën në vit, e pastaj vitet në dekada.

Nga ana tjetër, ky është momenti kur Shqipëria pas dy javësh kompleton ciklin përfundimtar të fazave të anëtarësimit në Bashkim Evropian pasi çelen negociatat për anëtarësim, duke u ndarë nga Maqedonia. Dhe dëshira e Berishës për t'i prishur çdo festë njerëzve në këtë vend është kthyer në zakon.

Kurse qëllimi nuk ka të bëjë fare me atë që thotë. Ato e di që nuk i shikon dot as në ëndërr përmbysjen e qeverise me protesta.

Qëllimi kryesor i përpjekjes për protesta është të vërë në rresht PD pas tij. Gjithë ata që presin të bëhen deputetë, duhet ti identifikojë me veten. Me pak fjalë, të zhdukë atë bashkëjetesën në diversitet, duke konsoliduar modelin e deputetit që demokratët ta shikojnë në ballë të betejës për të luftuar për Sali Berishën.

Kështu i vë të gjithë në rresht, dhe i poshtëron për çfarë i kanë bërë këto vite herë duke i pasur kundër herë duke u rrahur me ta tek SHQUP, e herë duke ju bashkuar në diversitet.

Tani kanë vetëm një opsion, rreshtin dhe rreshtoren sa herë të bëjë thirrje për të dalë në rrugë. Kështu me një gur vret disa zogj brenda rreshtit. Përveç Edi Ramës që e ka përballë./ Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë