Mero Baze: Të gjitha rrugët për Berishën kalojnë nga Meta/j

Mero Baze: Të gjitha rrugët për Berishën kalojnë nga Meta/j

Sali Berisha dhe Ilir Meta

Sali Berisha ka 24 orë që po kërkon dy parti të vogla të një koalicion zgjedhor dhe nuk po ja del dot. Kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka, nuk ka pranuar ofertën e tyre për të qenë në një koalicion me Sali Berishën.

Dashamir Shehi dhe Astrit Patozi kanë krijuar ndërkohë një aleancë të tyre dhe po ashtu janë kundër Berishës. Ka një opsion që pranon Nard Ndoka, por Berisha e ka problem që kryetar i Aleancës të jetë Nard Ndoka, pasi është detyrim ligjor të jetë një nga dy kryetarët e partisë. 

Tani mbetet të bisedohet me Kujtim Gjuzin dhe dy partitë historike, ato të Ballit Kombëtar dhe Legaliteti. Ka kohë dhe dhjetë ditë, edhe pse është hera e parë që Berishës nuk po ja hapin derën as ata që i kanë ndenjë pas derës gjithë jetën.

Veprimi më politik, në fakt, do të ishte një përgjigje ndaj mbledhjes së sotme të PD, e cila i kërkoi Rithemelimit ë Berishës t'ia marrë ajo kandidatet për të garuar në emër të saj, me qëllim që PD të mos ndahet.

Por urrejtja e Berishës ndaj tyre është aq e thellë, sa ai është gati të bëjë aleat dhe Kujtim Gjuzin, dhe atyre të mos ua ofrojë kandidatët.

Në këto kushte depresive ku  gjendet, ku e refuzojnë parti qesharake dhe ai refuzon partitë serioze, e vetmja gjë natyrale që ati i shkon, është shkrirja brenda Partisë së Lirisë së Ilir Metës. Ai e ka bërë zgjedhjen e tij prej kohësh. 

Ilir Meta është de facto nr. 2 i partisë së tij dhe e ka regjistruar tanimë partinë në zgjedhje. Ai po ashtu ja ka pranuar gjithë kandidatët e nxjerrë nga Foltorja si të vetët.

Berisha nuk ka nevojë t’i lutet njeriu për firma, por i jep Ilir Metës kandidatët dhe ai i regjistron ata si të Partisë së Lirisë. Listën e këshillit bashkiak mund ta ndajnë gjysmë për gjysmë.

Të gjitha rrugët të çojnë tek Meta. Edhe pse bën sikur është një gjë që nuk do ta bëjë, nuk ka ku të shkojë. Nuk është se kanë ndonjë ndryshim, as në ideologji, as në histori qeverisje, dhe as në integritet politik.

Të dy e kanë shitur e blerë njëri- tjetrin sa herë u është dashur. Dhe këtë radhë pazari nuk është i keq. Njëri kandidatët, tjetri votat e këshillit. 

Derisa të vijnë zgjedhjet parlamentare ka vend për pazar të ri, ose parti të re. Nuk kanë pse bëjnë plane qysh tani se si do hyjnë në zgjedhje me 2025. Njësoj do dalin prej tyre.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 700 të dënuar! Ulje dënimi për 400 të tjerë

Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 700 të dënuar! Ulje dënimi për 400 të tjerë