Mish me lakër
Përbërësit:
500 gr mish viçi
2 qepë mesatare
pak vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle gjalp
2-3 thelpi hudhër
kripë dhe piper të zi
1 lugë çaji piper I kuq
1 lugë gjelle salcë domate
1.2 kg lakër të bardhë
2 gota ujë të valuar
Përgatitja:
Në një tenxhere shkrijmë 1 lugë gjelle gjalp dhe 3 lugë gjelle vaj ulliri, shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim sat ë ulë volumin. Shtojmë copat e mishit ose ( mish të grirë 300 gr) dhe kaurdisim sëbashku me qepën deri sa mishi të ndryshojë ngjyrë. Presim hudhra shumë hollë dhe I shtojmë në tenxhere I përziejmë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, salcë domatë. I përziejmë sëbashkuPresim lëkurën e hollë në shirita dhe e shtojmë pjesë pjesë në tenxhere duke e përzjerë mirë herë pas here deri sa të ulë volumin.
Fillimisht shtojmë 1 gotë ujë të nxehtë, ulim temperaturën dhe e lëmë të ziejë për 20 minuta. E shohim dhe shtojmë përsëri dhe një gotë tjetër dhe e lëmë përsëri të ziejë në temperaturë të ulët dhe për 25-30 minuta të tjera deri sa lëngu të ketë shteruar dhe mishit ë ketë zjerë.