Mish me qiqra dhe spinaq
Përbërësit:
400 gr mish viçi ( tul)

1 qepë
2 thelpi hudhra
1 lugë çaji piper të kuq
70 gr pure domate
kripë dhe piper të zi
pak vaj ulliri
400 gr qiqra ( të zjera )
500 gr spinaq
kopër dhe majdanoz
Përgatitja:
Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin dhe kurdisim mishin të prerë në kubikë mesatar, vazhdojmë kaurdisjen deri sa mishit ë zverdhet. Shtojmë qepën dhe vazhdojmë përzierjen deri sa qepa të ëbhet transparente, hudhrat dhe përsëri I përziejmë mirë dhe I lëmë të marrin valë për 2 minuta përsëri. Rregullojmë shijen me pak kripë dhe piper dhe shtojmë vetëm 2 gota ujë të vendosim kapakun dhe lëmë mishin të ziejë në temperaturë mesatare. pas 20 minutave kontrollojmë nivelin e ujit nëse ka shteruar e hedhim përsëri por uji dhe mishit ë jenë në 1 nivel ( jo më shumë (. Kur mishit ë ketë zjerë shtojmë qiqrat, spinaqin, erzat dhe I lëmë të marrin valë vetëm 5 minuta dhe gjithcka gati për ta shërbyer.
D.M./Shqiptarja.comKomente

