OSBE dhe Këshilli i Evropës: Po rivendoset besimi te zgjedhjet, procesi ishte transparent dhe i qetë, e diela dita më e mirë! Vrasja në Elbasan, ngjarja më e rëndë

Pa u mbushur 24 orë nga mbyllja e votimit në Shqipëri, një delegacion vëzhguesish, të ardhur nga misioni i OSBE-ODIHR-it, Asambleja Parlamentare e KiE dhe Asambleja Parlamentare e OSBE, dolën në një komunikim me mediat për të dhënë përshtypjet e para për procesin. Ata e vlerësuan të qetë dhe transparent procesin zgjedhor ndërsa veçuan si ngjarjen më të rëndë atë të Elbasanit ku u vra një mbështetës i PS Pjerin Xhuvani nga shoqëruesi i Gazmend Bardhit, Arbër Paplekaj. 

Azay Guliyev, koordinator special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues në Shqipëri u shpreh se në këto zgjedhje nuk pati probleme me listën e zgjedhësve. Përfaqësuesi i OSBE/ODIHR  tha se fushata elektorale nuk pati dinamikën e duhur, pasi mesazhet u fokusuan më shumë te liderët politikë. 

“KQZ operoi në mënyrë transparente dhe ka gëzuar besimin e të gjithë aktorëve. Sa i përket fushatës, të gjitha subjektet zgjedhore bënë fushatë në mënyrë të lirë, pavarësisht kufizimeve të Covid-it. Megjithatë, fushata nuk pati dinamikën e duhur, sepse mesazhet e fokusuan te liderët e partive, dhe jo te programet. Pretendimet për shit-blerjen e votës ishin në fokus të fushatës, duke treguar se kjo është akoma problem. Ngjarja më e rëndë për fat të keq ishin këto incidente që shkaktuan vuajtje njerëzore. Ngjarja më e rëndë ajo e Elbasanit. Duhet të ketë dënim dhe ndëshkim pëer këtë rast”, tha ai.

I pyetur për mungesën e një shifre zyrtare të pjesëmarrjes në zgjedhje nga ana e KQZ-së, Aleksander Pociej, drejtuesi i delegacionit vëzhgues AP të KiE, tha se kjo është një çështje relative, që varet nga sisteme e gjithsecilit vend.

“Pati shumë diskutime mes vëzhguesve tanë. Në lidhje me qasje komplet të ndryshme. Në vende të tjera, numërimi i votave bëhet në qendrat e votimit. Dhe, sistemi në Shqipëri është i ndryshëm, kërkon më shumë kohë. Unë vëzhgova zgjedhjet në Bullgari, pjesa më e madhe e pretendimeve për hile apo mashtrime elektorale kishin të bënin me numërimin e votave në qendrat e votimit. Nuk mund t’u përgjigjem se cili nga këto sisteme është më i miri apo më i keqi.”

Ndërsa, në rastin e karantinës së emigranteve, vëzhguesit e OSBE ranë dakord se atyre duhej t’u ishte mundësuar votimi, por shtuan se në këtë rast nuk ka shkelje të ligjeve ndërkombëtare. Sikundër bënë të ditur se kishin mbajtur shënim pretendimet për shitblerjen e votave ata e cilësuan si problematikë këtë fenomen, duke thënë se në ditën e zgjedhjeve është raportuar vetëm për një rast, që është në verifikim. 

Gjatë ditës së zgjedhjeve vëzhuesit ndërkombëtarë monitoruan dhjetra qendra votimin në të gjithë Shqipërinë, ndërsa rezultatet e raportit përfundimtar do të bëhen publike më 28 maj. Një delegacion i gjerë vëzhgues ka ardhur nga këto tre institucione të rëndësishme të Evropës, të cilët në fund do të konkludojnë edhe më një raport të plotë me gjithçka ka ndodhur në procesin zgjedhor në Shqipëri. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:00
Gacek: Shqetësuese që personat me COVID s’patën mundësi votimi, s’u ngrit asnjë qendër në spitale! Në shtëpi, mundësi kutitë e lëvizshme

Drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR-it Ursula Gacek tha se është shqetësuar për faktijn që personat e infektuar me COVID nuk mundën të votonin. Këtu ceku cfaktin se nuk u ngrit asnjë qendër votimi në spitale, sakaq tha se për të infetkuarit me COVID që ishin në shtëpi mund të ishin ngritur kuti vtë lëvizshme por edhe ata s’janë pa probleme.

“E para ka të bëjë me shpejtësinë e numërimit dhe raportimit të rezultateve. Sdo doja të shihja të sakrifikohej transparenca për shpejtësinë. Për mua saktësia është diçka që do të jetë e dukshme që në momentin kur do të ketë apelime apo kërkesa për rinumërime. Për herë të parë Shqiptarët patën mundësi jo vetëm të zgjedhin partinë por edhe të p[ërcaktoni nkandidatë të caktuar të asaj partie. Është e natyrshme që ky proces merr më shumë kohë, për mua shpejtësia e numërimit nuk më shqetëson më shumë. Më shqetëson se personat me covid spatën mundësi të votojnë. Në spitale su ngrit asnjë qendër votimi. 

Një mënyrë për ta lehtësuar votimin e personave që smund të dali nga shtëpia mbase do ishte një kuti e lëvizshme por edhe ato sjanë pa probleme. Është një vendim i vështirë për tu marrë. Përdorimi i kutive të lëvizshme apo mosdhënia mundësi e disa personave e drejta për të vendosur. Së treti ju folët për problemin e votuesve jashtë vendit. Në fakt siuata varion nga një vend në tjetrin paradshikimet në ligj janë por nuk ka standarde europiane. Shtetet duhet të krijojnë mundësinë e votimit jashtë vendit.Por ata mundësin e kanë pasur për tu kthyer por këtiu problemi janë kufizimet e covid. Kufizimet janë ndërkombëtare dhe sjanë vetëm për Shqipërinë. Covid ka krijuar sfida dhe kur përmendet, votuesit në Greqi keni parasysh se ne i kushtojmë një pjesë të rëndësishme punës sonë dhe pakicave kombëtare”, tha ajo.

Ora 15:55
Vota për emigrantët?! Përfaqësuesi i KiE: Shqiptarët jashtë vendit duhet të shprehin vullnetin e tyre

 

Përfaqësuesi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KiE për zgjedhjet e 25 prillit tha se vota për emigrantët duhet bërë realitet.

"Pati shumë diskutime mes vëzhguesve tanë në lidhje me qasjet komplet të ndryshme,. Në shumicën e vendeve numërimi i votave bëhet në qendrat e votimit. Dhe sigurisht sistemi në Shqipëri është i ndryshëm dhe kjo kërkon më shumë kohë. Unë nuk mund t'ju them se cili është më i mirë apo i keq. Secili ka të mirat dhe të këqijat. Sa i përket votimit të shqiptarëve jashtë shtetit, ne besojmë fort, që qytetarët që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtën të shprehin vullnetin e tyre", tha kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KiE për zgjedhjet e 25 prillit.

Ora 15:32
Drejtuesja e misionit të OSBE: Zgjedhjet transparente, të qeta, të organizuara! Pati besim te KQZ, pavarësisht konflikteve politike procesi zgjedhor po rivendoset

 

Drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR-it Ursula Gacek tha se zgjedhjet në Shqipëri ishin transparente të qeta dhe të organizuara mirë. Ajo shtoi  se pas shumë konflikteve politike në Shqipëri kohët e fundit ka besim se procesi zgjedhor po rivendoset. Sipas saj pati besim te KQZ dhe administrata zgjedhore.

“Transparente dhe të qeta të organizuara me përgjegjshmëri.  Partia qeverisëse mori një avantazh edhe me buxhetet shtetërore dhe administratën. Një vëzhgim që është kryer nga ODIHR, që nga mesi i muajit mars. Vëzhgimi i procesit për një kohë të tillë në 12 qarqet, më jep mundësinë të dalë në përfundimin se pas shumë konflikteve politike, besimi te procesi zgjedhor po vazhdon të rivendoset. Pas marrëveshjes politike të arritur vjet, aktorët tashmë kanë besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë në zgjedhje. Partitë që morën pjesë në zgjedhje dhe votuesit, që u paraqitën në numra të besueshëm, tregoi se pati besim te KQZ dhe administrata.

Vëzhguesit tanë në terren vazhdojnë të qëndrojnë në qarqe për këtë javë dhe do të raportojnë për numërimin do shohin reagimet e autoriteteve përkatëse. Së bashku me ekipin e analistëve do tqë qëndrojmë në Shqipëri deri më 7 maj. Pasi ta kemi parë të gjithë proicesin do jemi në gjendje ta mbyllim punën tonë.  Pas shumë konflikteve politike në Shqipëri kohët e fundit besimi të procesi zgjedhor po rivendoset në Shqipëri.  Pati besim te KQZ dhe administrata zgjedhore”, tha ajo.

Ora 15:26
Kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KiE: Dita e djeshme shkoi shumë më mirë sesa fushata

 

Kreu i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Tiranë (PACE), në deklaratën e sotme vetëm një ditë nga dita e zgjedhjeve tha se e diela ishte shumë herë me e mirë se fushata.

"Do të përgëzoja qytetarët e këtij vendi për këtë punë të mrekullueshme. Delegacioni ynë përbëhej nga 18 anëtarë që vijnë nga 12 vende anëtare. Dje anëtarët e delegacionit tonë vëzhguan procesin në Tiranë, Elbasan, Durrës, Kavajë, Dibër, Fier dhe në fshatra. Delegacioni i PACE e dinte se ishte sfidë në fakt në këtë situatë COVID. Pati një respektim në përgjithësi të masave. Pretendimet për praktika të shitblerjes së votës vijon të mbetet një problem. Kjo ka ndikuar në besimin e publikut.  Po kështu edhe me stimujt apo presionet ndaj anëtarëve të administratës publike.  Dita e djeshme shkoi shumë më mirë sesa fushata", tha ai.

Be.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rama lë Vlorën pas 8 vitesh dhe zgjedh të jetë deputet i Durrësit, a ka bërë kryeministri zgjedhjen e duhur?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Euro 2020/ Belgjika nuk di të tolerojë! Danimarka kualifikohet në frymën e fundit, shkatërron Rusinë! Në 1/8 edhe Zvicra