Ndonëse, Berati nuk renditet ndër qarqet më problematik përsa i përkete ngjarjeve kriminale të kësaj vere, edhe në këtë qytet policia ka intensifikuar kontrollet në goditje të individëve, apo grupeve kriminale.
Sektorët e rendit dhe policisë rrugore kanë zhvilluar sot kontrolle të detajuara në shumë akse të qytetit, ku në fokus janë vënë mjetet me xhama të zeza, ku janë kontrulluar fizikisht drejtuesit, mjetet dhe dokumentacionet e tyre.
Aksione janë zhvilluar në vendin e quajtur "Kthesa e Poshnjës" "Kombinat" "Uznovë". Aksionet vijojnë ende, ndërkohë që policia e Beratit do të japë së shpejti rezultatet e tij.
Komento