Berisha është në ankth! Kuvendi e zhveshi nga mburoja dhe i dorëzoi autorizimin SPAK për të vijuar procedurat për ashpërsimin e masës së sigurisë. Sot SPAK dorëzoi kërkesën në GJKKO dhe gjyqtarja Irena Gjoka caktoi datën 26 dhjetor për të vlerësuar masën e sigurisë 'arrest me burg' të prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeledad Millonai. I frikësuar Berisha po kërkon mobilizimin e partisë për ta mbrojtur. Dje revolucioni që paralajmëroi nëpër rrugë njoftoi se do e orientonte aksionin politik në facebook ndërsa të shtunën ka thirrur këshillin kombëtar.
Sot nga selia e Rithemelimit vijoi sulmin ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, të gjitha institucionet e drejtësisë, nga GJKKO tek Kushtetuesja dhe SPAK. I quajti institucione të kapura, i etiketoi 'moçal paligjshmërie' dhe ‘puç, ‘grusht shteti’ brenda shtetit nga Edi Rama dhe veglat e tij”
Ja çfarë deklaroi sot në konferencë
Siç keni konstatuar, ky proces nisi gjithçka mbi këtë piramidë mashtrimi që unë paraqita para jush.
Ky proces vazhdoi me shpalljen e masave shtrënguese ndaj meje, duke shkelmuar me dy këmbë Kushtetutën, nenin 73, pika 2 dhe nenin 38, pika 3 të Kushtetutës.
Me këtë akt, dmth në 32 vite pluralizëm, çdo kërkesë, çdo masë shtrënguese, cilado që të ketë qenë ajo, është vendosur vetëm pasi është marrë miratimi i parlamentit. Dhe nuk ka njeri që mund të gjejë një rast të vetëm në 32 vite që të ketë ndodhur kjo.
E them këtë për të kuptuar pse unë nuk mund të pranoja shkeljen e Kushtetutës.
E dyta, marrim momentin në vazhdim. Për shkak të refuzimit për të mbrojtur Kushtetutën dhe pushtetin e parlamentit, unë nuk zbatova vendimet, por ndoqa rrugën për të mos injoruar simbolikisht këto institucione të kapura fund e krye, ndoqa rrugën e ankimit me avoketërit.
Vazhdojmë etapën tjetër, ketë jo vetëm nuk tërhiqen, por në mënyrë unike i drejtohen Kuvendit me kërkesën për të renduar masën se ky nuk ka zbatuar masën.
Të garantoj që shumë zor që Sigurimi i Shtetit të guxonte deri këtu. I kishte kufijtë e veta, ai guxonte vetëm po t’i thoshte Enver Hoxha.
Kur pashë se skapistët i kërkuan parlamentit atë që nuk mund t’ia kërkonin kurrë, legalizimin e masës së tyre të paligjshme, unë refuzova të shkoj në komision. Deklarova se komisioni mblidhet për të legalizuar një vendim të paligjshëm.
A mundet që një komision parlamentar, që është për shkak të pushtetit ligjvënës, bartës kryesor i sovranitetit të vendit, të poshtërohet në këtë mënyrë?
Prokurorët specialë e kishin të hapur rrugën të çonin dosjen e plotë dhe të thoshim se ne kërkojmë këtë masa.
Komisioni parlamentar, pa asnjë fakt të paraqitur, pa asnjë provë, asnjë dokument, në tre orë e gjysëm avoketërit e mi zbërthyen gjithçka dhe vendosën pa u treguar shqiptarëve asnjë dokument për t’iu nënshtruar skapistëve të Edi Ramës.
A mund të pranohej ky vendim? Kurrë!
Ky komision përligji marrjen e pushtetit nga prokurorë dhe gjykatës speciale me urdhër të Edi Ramës të parlamentit.
Deputetët e opozitës iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, organit që me Kushtetutë ka detyrimin të shqyrtojë konfliktualitetin e kompetencave mes pushteteve.
Aktin më të rëndë në historinë e këtij vendi e ka kryer Gjykata Kushtetuese. Janë treguar njerëz me zero moral ligjor. Janë treguar qenie mjerane, të afta për çdo akt.
Lexoni nenin 134 të Kushtetutës. Ky nen përcakton se kush ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Ajo është një e drejtë shumë e rëndësishme.
Ky nen ia njeh presidentit, kryeministrit, Avokatit të Popullit dhe një të pestës së deputetëve. Në asnjë rresht, në asnjë fjalë, në asnjë rrokje nuk ia njeh Kuvendit. Zero Kuvendit.
Kushtetuta pushtetet i ka të ndara. Ligjvënës, gjyqësor dhe ekzekutiv. Ligjvënës është deputeti, kryetarja është ligjvënëse por jo si kryetare, por si deputete.
Dhe këta nxjerrin në mënyrën më skandaloze entitet të barabartë me grupin, parlamenti. Ai nuk është kurrë i tillë.
Ky akt i shëmtuar është përmbysje e frymës kushtetuese që garanton pluralizmin. Sepse një e pesta e deputetëve automatikisht është pakica.
Dhe një moment tjetër, këto shkojnë më tej, kërkesa e tyre nuk përputhet me interesin e tyre, thonë. Por Kushtetuta e barazon një të pestën me presidentin, me kryeministrin, me Avokatin e Popullit. Këta kanë të drejtë t’i drejtohen për çdo problem Gjykatës Kushtetuese.
Shikoni tani se si pështyn në surratin e vet gjykata. Kjo gjykatë, pikërisht se është ky parim, ka pranuar kërkesën tonë për protokollin mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Se Kushtetuta na ka dhënë autorizimin që të çojmë në gjykatë çdo problem të rëndësishëm sipas gjykimit tonë.
A ka akt më skandaloz se ky? Ky në thelb përbën përmbysjen reale të rendit kushtetuese.
Pse e përmbys? Sepse e përjashton pakicën.
Për ta përmbysur këtë histori, se shëmtia këtu nuk ka fund.
Nuk kanë interes në këtë histori, thonë. Si nuk paskja interes deputeti kur nuk ia marrin pushtetin? Kur gjykatës dhe prokurorë marrin të drejtën e tij për të votuar ose mos votuar autorizimin për imunitetin e deputetit? A mund ta shkruajnë njerëz normalë këtë?
Ata nuk janë pa shkollë, por ata njerëz janë të zhveshur nga çdo integritet moral.
Akti i tyre është më i rëndë në historinë e gjyqësorit shqiptar dhe në historinë e jurisprudencës.
A mundet Sali Berisha të pranojë një akt të tillë, që është shprehje direkte e një puçi, grushti shteti brenda shtetit nga Edi Rama dhe veglat e tij?
Shkojmë në parlament.
Parlamenti, nuk jam kurrë që të mos votojë për heqje imuniteti. Nuk kam bllokuar kurrë heqje imuniteti. Por dosjet duhet t’i marrësh se ti je institucion.
Në çdo rast kanë ardhur dosje nga 300 deri në 1800 faqe. Dokumenti për Sali Berishën kishte 7 faqe.
Unë shkova për të folur aty. Çfarë ndodhi aty? I them unë Lindës së parlamentit që të ikë garda. A mund të flisja unë i rrethuar nga 40 gardistë të kuq?
Unë i them, largo gardistët që të flas. Do flisja, jo për atë, por për qytetarët. Ajo sa me la gojën, menjëherë kaloi në votim.
Ajo kishte detyrim të lexonte raportin.
A ka ndodhur në historinë e botës të hiqet imuniteti pa lexuar raportin? Kjo ndodh vetëm në parlamentin e Edi Ramës.
Prandaj në këtë moçal paligjshmërie unë kam bërë çdo përpjekje që mund të bëjë një politikan që e do ligjin dhe Kushtetutën për t’i mbrojtur ato.
Lajmi kryesor: