COVID-19 ka boshatisur bankat e gjakut, ku vullnetarët të frikësuar nga pandemia e koronavirusit po i drejtohen gjithmonë e më pak dhurimit të gjakut. Aktualisht në Shqipëri nevojat për gjak janë më të mëdha se ajo që arrihet të sigurohet në kushtet e dhurimit vullnetar. Dhurimi i gjakut shpëton jetë dhe e para që iu përgjigj apelit të mjekëve për ta bërë një gjë të tillë ishte moderatoja e emisionit, Odeta Dume, e cila dhuroi gjak live në televizion duke u treguar të gjithë qytetareve procedurën që kryhet.
Si bëhet dhurimi gjakut? Fillimisht matet niveli i hemoglobinës për të parë nëse qytetari nuk është anemik dhe ka nivelin e duhur të gjakut për të dhuruar, matet temperatura dhe nëse shënon 37.5 gradë atëherë pacienti nuk mund të jap gjak dhe më pas matet tensioni.
Gjaku mund të dhurohet një herë në 4 muaj dhe një qese gjaku ndihmon tre fëmijë talesemikë.
Të gjithë qytetarët duhet ta vendosin vetën në pozitat e atij që ka nevojë për gjak dhe se një ditë mund të jetë dhe ai vetë që mund të ketë nevojë në të ardhmen. 5-10 minuta nuk i kushton asgjë për të shpëtuar jetë fëmijësh dhe njerëzish që kanë vërtet nevojë.
Kjo ishte dhe thirrja e mjekes në Bankën e Gjakut, Mirela Spahiu apeloi në emisionin "Repolitix" se të gjithë mund të dhurojnë gjak edhe gjatë kësaj periudhe pandemie.
Ju ftoj qe tabeni te gjithe kudo qe jeni kete gje. Kuptohet qe jo cdokush ploteson kushtet por te pakten te merrni iniciativen e te paraqiteni per te dhuruar gjak. Une e bej cdo 3 muaj ketu ku jam ne Itali tek AVIS.
Përgjigju