Musaka me Grand Ragu Extra Gusto nga zonja Vjollca

Musaka me  Grand Ragu Extra Gusto

Përbërësit:

1 kg patëllxhanë

700 gr patate

2 kuti grand ragu extra gusto

80 gr miell

800 ml qumësht

kripë, piper të zi, arrëmoskat

2 të verdha veze

60 gr parmixhano

vaj për skuqje

Përgatitja:

Fillimisht lajmë patëllxhanët i presim në feta për së gjeri I spërkasim me pak kripë dhe I lëmë për 20 minuta, më pas i shpëlajmë dhe i thajmë me një pecetë. I skuqim në tigan ose i pjekim në furrë në temperaturë 20 gradë Celsius për 15-20 minuta. Qërojmë patatet dhe I presim në feta rrumbullake dhe I skuqim sa të zverdhen pak. I largojmë dhe I vendosim në një pjatë me letër kuzhine për të larguar yndyrën e tepërt. Përgatisim beshamelin, gjalp, miell e kaurdisim 5 minuta shtojmë qumështin e ngrohtë pak nga pak deri sat ë valojë dhe 2 lugë gjelle parmixhano në fund dhe 2 të verdha veze, kripë, piper të zi dhe arrëmoskat. Hapim kutitë e Ragusë I vendosim në një tas dhe shtojmë në të 3 lugë gjelle beshamel. Lyejmë tepsinë me pak beshamel 2-3 lugë gjelle dhe vendosim në formë tjegullash patatete të skuqura. I spërkasim me pak kripë. Mbulojmë patatet në fetat e patëllxhanit, pak kripë, piper. Mbulojmë patëllxhanët me një shtresë të plotë me ragu e nivelojmë atë dhe mbulojmë ragunë në feta patëllxhani. Mbi to patëllxhanët vendosim beshamelin e mebtur e pudrosim komplet sipërfaqen me parmixhanë të grirë dhe vendosim tepsinë në furrë në temperature 180 gradë Celsius me 30-40 minuta. E nxjerrim nga furra nuk e presim asnjëherë pa kaluar 30-40 minuta që të ftohet pak.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin