Ndërtimet s'ndalin shtrenjtimin e shtëpive gjatë 2022! Eksperti: Nuk ka më apartamente me qira poshtë 300 €

Kostot e jetesës do jenë të kripura edhe për vitin e 2022. I nxitur edhe nga pandemia shtrenjtimi i produkteve ka arritur rekord. Përpos ushqimeve dhe energjisë, çmimet e apartamenteve janë bërë të papërballueshme nga qytetarët.

Këtë shtrenjtim nuk e ndali as bumi i ndërtimeve. Edhe pse në 5 vitet e fundit janë dhënë 5,563 leje ndërtimi në të gjithë vendin, rritja e çmimeve nuk u ndal.

“Në çdo rrugë ka ndërtime që do të thotë se oferta është goxha e madhe për prona në Tiranë, por njëkohësisht shohim rritjen e çmimeve”, thotë agjenti imobiliar.

Në një kohë kur çmimet për metër katror për të blerë një apartament në Tiranë janë mbi 1000 euro metri katror, (në zonat periferike dhe ndërtimet e vjetra 800 euro metri katror), të paaksesueshme janë edhe qiratë, për familjet me të ardhura mesatare.

“Rritja  e çmimeve është 10-15% por mund të ketë edhe zona me rritje 20%. Qira poshtë 300 euro është shumë e vështirë të gjesh ose nuk gjen fare. Përballemi me klientët tanë vendas që nuk kanë burime të ardhurash nga jashtë, që vijnë duke qeshur e ikin duke qarë, prej çmimeve”, thotë agjenti.

Në këto kushte ku çmimet rriten pavarësisht fluksit të ndërtimeve, dyshimet bien mbi përdorimin e parave të pista në sektor.

“Edhe pastrimi i parave ndikon në rritjen e çmimeve”, pohon Ervin Demirxhiu.

Shtrenjtimi i apartamenteve pritet të vijojë edhe në vitin 2022, ndërkohë që nuk dihet sesa është stoku i apartamenteve të pa-shitura.

“Tregu i Shqipërisë, apo konkretisht i Tiranës është i palogjikshëm”, tha Demirxhiu.

Në vitin 2020 çmimet e apartamenteve u rritën me 48.6% në raport me vitin 2013, rritje që vijoj edhe në 2021, ku Banka e Shqipërisë raportoi se deri në qershor çmimet e banesave u rritën me 6.7% në rang vendi krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2020.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Çfarë po ndodh në Partinë e Lirisë?! Endrit Braimllari në Report: Kam dhënë dorëheqjen për të mos shkuar tek ajo që shkoi PD

Çfarë po ndodh në Partinë e Lirisë?! Endrit Braimllari në Report: Kam dhënë dorëheqjen për të mos shkuar tek ajo që shkoi PD