Armand Duka, presidenti i FSHF-së, thotë se ndeshjet e 1/8 të Champions League nuk do të luhen në fushë asnjënaëse si pjesa e mbetur e kompeticionit, por në fushën e ekipit pritës. Për radio 'Kiss Kiss' kreu i FSHF-së shprehet se Barcelona këmbëngul që ndeshjen me Napolin ta luajë në 'Camp Nou' dhe në varësi të situatës me kurbën epidiomologjike të rikthejë edhe tifozët.
“Mund t’ju konfirmoj, se për momentin, ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve të Champions League nuk do të luhen në fushën neutrale. Barcelona kërkon të luajë në fushën e saj dhe me aq informacion sa kam po bën përpjekje për të pasur tifozë të pranishëm në stadium. Por gjithçka do të varet nga ecuria e kurbës epidemiologjike”.
Lidhur me fazën e “Final Eight” të Champions, Presidenti Duka ka konfirmuar: “Ndeshjet e fazës finale do të luhen në Lisbonë, gjithmonë nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim të imponuar nga pandemia Covid-19”.
Në fund, edhe një koment për të ardhmen e futbollistit të Kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj. “Nëse do të qëndrojë te Napoli do të isha shumë i lumtur. Do të isha i lumtur edhe për Kombëtaren tonë, sepse vazhdimi i karrierës te Napoli do të kishte vetëm anë pozitive për Hysajn”, – tha ndër të tjera Presidenti Duka.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
26.4%
-
Keq
58.8%
-
Nuk e di
14.8%
Vota total: 318
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Xavi Hernandez i jep besën Barcelonës, qëndron edhe vitin që vjen
25 Prill, 12:49
-
Barcelona ndërmerr veprime ligjore për golin 'fantazmë' kundër Real Madrid në El Clasico (VIDEO)
24 Prill, 16:00
-
Vendimet e dyshimta në 'El Clasico', Xavi s’përmbahet: Padrejtësi e madhe, s’duhet të heshtim! Ancelotti: E merituam fitoren
22 Prill, 10:00
-
GOLAT/ Përmbysje 'Galaktike', Real Madrid 3-2 Barcelona! Djemtë e Ancelottit 'prekin' titullin kampion, katalanasit pesë ndeshje pa fitore në El Clasico
21 Prill, 23:03
-
Sonte 'El Clasico', Reali kërkon të hipotekojë titullin! Lewandowski: Ne dimë se si mposhten 'galaktikët'
21 Prill, 15:05
-
Mesut Ozil: Në kohën time El Clasico ishte ndeshja më e madhe në botë, sot nuk është për faj të Barcelonës
20 Prill, 14:55
-
Eliminimi nga Champions League sjell pasoja të rënda ekonomike për Barcelonën
20 Prill, 14:35
-
Presioni i penalltive, dy lojtarët e Real Madrid refuzuan të gjuanin kundër Cityt
20 Prill, 14:21
-
Seria A siguron 5 ekipe në Champions League sezonin e ardhshëm, numri mund të shkojë në 6! Përcaktuese Europa League
19 Prill, 11:09
-
Lunin, heroi i Real Madrid në 'Etihad'! Portieri i hap telashe Ancelottit
18 Prill, 22:09
-
Real Madridi, një metaforë për atë që duket problemi më i madh i Erling Haaland
18 Prill, 17:17
-
Skenari/ Serie A dhe Bundesliga me 6 ekipe në Champions League
18 Prill, 16:04