Dymbëdhjetë vite pas censit të 2011-ës, Shqipëria ka 300 mijë të rinj më pak. Të dhënat e Censit të 2023-shit, treguan se në Shqipëri jetojnë 735 mijë persona të moshave 15-39 vjeç, ndërsa në 2011-ën, ishin 1 milionë e 35 mijë. Ekspertët thonë se shkaku kryesor për largimin e rinisë është deformimi i tregut të punës.
“Së pari mungesa e perspektives dhe e meritokracisë në çdo aspekt. Së dyti është pamundësia e punësimit të dedikuar për këtë grup moshë pasi ka mos përputhje të kërkesës dhe ofertës së punës. Së treti lidhet me modernizimin që duhet të ketë sipërmarrja private në vend. Mungon edhe sistemi i promovimit të brendshëm në sipërmarrje”, tha eksperti për këshillimin e karrierës.
Por, Shqipëria mund ta rifitojë 'trurin' e profesionistëve të larguar nëse ndërmerr masa, nga mbështetja financiare për të rinjtë deri tek plani kombëtar i punësimit.
“Këshillimi i karrierës duhet të bëhet lëndë kryesore në shkollë që të rinjtë të zbulojnë talentin. Duhet të ndryshojnë kurrikulat arsimore për tu përshtatur me tregun dhe së treti duhet të njihemi me një ofertë kombëtare për punë. Do të duhet të paktën 5-10 vite nëse merren këto masa për të pasur rikthime në Shqipëri”, u shpreh eksperti Erion Muça.
Largimi i krahut të punës përkthehet në një barrë të madhe për ekonominë, efekte që po ndjehen prej vitesh tashmë. Biznesit i mungojnë punonjës, ekonomisë i mungon konsumi dhe kontributet e mjaftueshme për skemën e pensioneve, është shtuar kostoja e punës dhe ulur produktiviteti.
POPULLSIA NË MOSHË 15-39 VJEÇ
Censi 2023 735.589 banorë
Censi 2011 1.035.771 banorë
Rënia -300,182 banorë
G.M./E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.4%
-
Jo
83.3%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 2035
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Censi/ 667 mijë shqiptarë mbi 60 vjeç, kërcënohet skema e pensioneve! Eksperti: Jo vetëm plakja por dhe nëndeklarimi i pagave! Duhet ndërhyrje
2 Korrik, 15:38
-
Zaloshnja: Bashkia Tiranë ka ndoshta më shumë banorë se sa regjistroi CENSI-23
30 Qershor, 09:35
-
Censi 2023/ Drejtoresha e INSTAT për Report Tv: Rezultatet brenda afatit, s'ka dyshime për shifrat! Në vjeshtë statistikat në nivel bashkie e qarku dhe moduli i punësimit
29 Qershor, 12:25
-
Censi 2023/ Jemi 200 mijë banorë më pak se në 1979! Mesatarisht ikin 50 mijë shqiptarë në vit, Shqipëria ‘shtëpia’ e 108 mijë imigrantëve
29 Qershor, 07:18
-
Mero Baze: Përse pakicat e lidhura me Greqinë po zvogëlohen në raport me pakicat e tjera?
28 Qershor, 21:28
-
Të dhënat e Censit dolën/ Çoçoli në 'Studio Live': INSTAT duhet të bëjë transparencë pse u vonuan! Haxhimali: Ka indicie për 1.7 milion banorë
28 Qershor, 19:07
-
‘Bum’ ndërtimesh në vend, por Censi zbulon shifrat: Në 13 vite u shtuan 70 mijë banesa, 356 mijë banesa janë bosh
28 Qershor, 17:45
-
Korça me uljen me të pakët të popullsisë në krahasim me gjithë qytetet shqiptare
28 Qershor, 16:32
-
Eduard Zaloshnja: 2.4 milionë shtetas shqiptarë brenda vendit dhe 2.2 milionë jashtë vendit
28 Qershor, 15:22
-
Censi 2023/ Përgjysmohen maqedonasit! Maten për herë të parë bullgarët, Aleanca e Maqedonasve për Integrim: Kanë pasur presion nga Bullgaria për të marrë pasaportat
28 Qershor, 14:47
-
Censi 2023/ Basha: Procesi i mangët dhe jo transparent! Meta: Të dhëna të trukuara, ndaj u vonua publikimi
28 Qershor, 13:53
-
Censi 2023, 99.4% e popullsisë janë me kombësi shqiptare, 23 mijë grekë e 2200 maqedonas të Veriut
28 Qershor, 12:55
Eksperti!? Edhe të ketë meritokraci, do ikin të tjerët. Nuk mund t'i thuash gjeneratës së re të rijë në Shqipëri kur mashtrove gjeneratën e prindërve që bëri këtë gjeneratë të re. Tani shko mashtro Bangladeshit o Pakistanit o Filipinezet o Afrikanët. Pa as ata nuk i mashtroni dot.
Përgjigju