Protesta e 7 tetorit, Berisha me video nga 'arresti shtëpiak': Nesër nis mosbindja civile pa kthim deri në vendosjen e qeverisë teknike

Nga shtëpia ku pret të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e ish kompleksit Partizani, Sali Berisha përmes videos përcolli mesazhin e fundit një ditë para protestës kombëtare të thirrur nesër në Tiranë.

Protesta do të nisë nga kryeministria në orën 18:00, e vetë Berisha nuk do të jetë i pranishëm. As sot ish kryeministri nuk zbuloi skenaret e protestës por tha se mosbindja që nis nesër nuk do të ndalet deri në kushtin që opozita ka ritheksuar së fundmi: Krijimi i qeverisë teknike.  

 “Nesër në Shqipëri nis mosbindja civile pa kthim deri në vendosjen e qeverisë teknike. Kemi tre vite që e kërkojmë dhe e kemi paralajmëruar. Nesër nis mobindja civile kundër kreut të krimit të organizuar Edi Rama. Eshtë radha jonë. Në 3 vite në 7 protesta kombëtare të kërkojmë të drejtat tona themelore por nuk u trajtuan. Kërkuam zgjedhje të lira, na u përgjigjen me vjedhje të flamurit të partisë e arrestim" tha Berisha


Lajmi kryesor:

Nesër protesta e opozitës/ Policia bllokon 15 rrugë në Tiranë! Apel organizatorëve: Distancohuni nga aktet e dhunës! Berisha: Rama na shpalli luftë, i përgjigjemi dhëmb më dhëmb


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid