Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares

E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mund të jetojë në çdo segment kohor pa grindje të dhunshme, duhet që kjo të vendosë drejtësinë shoqërore, dhe drejtësia shoqërore të shfaqet ndaj çdokujt që ka bërë padrejtësi dhe mendon me bindje që ai është superior ndaj komshinjve të tij.
Bertrand Russell.
Por filozofi i famshëm Santayana ka shkruar: "Drita ashtu siç duket e fsheh qiririn"
E pra, kryesor është qiriri, se pa qirinë nuk ka as flakë.
I.
E kuptoni tani se, drita jonë nuk është e jona, se qiriri nuk është yni por i korrupsionit?!!
Kjo don të thotë që korrupsionit i duhet marrë qiriri  domethënë drejtimi i Shtetit Shqiptar.
Prandaj...
Ja, ky është thelbi i drejtësisë. 
Por, a ka drejtësi në Shqipëri.
Jo, se në Shqiplri asnjëherë nuk ka pasur drejtësi, dhe flaka e drejtësisë ka dalë nga qiriri i korrupsionit.
Por, goditjet e reja të SPAK po e rrisin optimizmin shoqëror se korrupsioni i lartë, që është regresi mbytës në Shqipëri, do të goditet penalisht.
Ishin dhjetëra të inkriminuar që dje u morrën nën arrest për korrupsion. Shenjë shumë pozitive kjo. 
Por ata nuk përfaqësojnë ndonjë gjë të madhe, ajo që krijon analizën penale të së ardhmes, është fakti që, të gjithë të inkriminuarit në korrupsion që u goditen dje, janë të lidhur me krimin e organizuar, me korrupsionin dhe krim ekonomik. 
Dhe...
Duhet ta dinë të gjithë që këta janë të shumtë.
Imagjinoni që ndërkohë janë të arrestuar një ish kryeministër dhe ish president i Shqipërisë, është arrestuar një zv.kryeministër, janë arrestuar tre ish ministra, dhe shumë kryetarë bashkish...
Ajo që të bën përshtypje është fakti që, në një apo dy ditët e fundit janë, lëshuar 50 urdhër-arrestesh për të korruptuarit,  dhe, nëpër banesa, deri tani, u janë gjetur e sekuestruar rreth 5 milionë Euro.
Dhe aksioni duhet të vijojë.
Kurse ish kryeministri i arrestuar, flet broçkulla mbrojtjeje, duke akuzuar të tjetër, nga dritarja e tij.
Turp, dhe një gjendje e mjerë intelekti e tij. Asnjë i akuzuar që është tetëmbëdhjetë vjeç, nuk paraqet këtë gjendje fëminore në mbrojtje juridike, ashtu siç po dëgjojmë Sali Berishën.Turp.
II.
Këta të korruptuarit të shumtë, që mendohet se e kalojnë numrin 200 si të identifikuar, si drejtorë ministrish, ministra dhe kryetarë bashkish, kanë qenë në fakt rrjeta e ferrit që ka pushtuar Shqipërinë ekonomikisht, që ka degraduar pushtetin gjyqësor, që kanë vjedhur e kanë vrarë, që kanë shitur interesin e Shqipërisë dhe kanë shkatërruar arsimin; por që kanë shkatërruar dhe 600 uzina e fabrika në Shqipëri me urdhër të Beogradit.
Këta të korruptuar, tanimë të identifikuar nga shërbimet e mëdha sekrete, në ndihmë të Shqipërisë, janë tani në dorë të SPAK, dhe shoqëria shqiptare po pret të dëgjojë identifikimin e emrave dhe fillimin e proceseve gjyqësore .
Dhe koha duket se ka ardhur, dhe kjo kohë antikorrupsion tani dihet se drejtohet nga aleatët tanë të mëdhenj.
Dhe duhet kujtuar me respekt fjala e Sekretarit të Departamentit të Shtetit në Uadhington Anthony Blinken që botërisht tha: Do t'i shpëtojmë shqiotarët nga korrupsioni masiv.
Dhe kjo sigurisht që do të jeta kthesa historike e Shqipërisë. 
 III.
Por çfarë duhet të kuptojmë me kthesë historike?
Me kthesi historike në Shqipërinë e sotme duhet të kuptojmë:
Penalizmi e të gjithë të korruptuarëve të lartë;
Vijimin për krijimi i një pushteti të ri gjyqësor të pakorruptuar;
Intensifikimin jurudik, me anë ligjesh të reja, për plotësimin maksimal të legjislacionit antikorrupsion; 
Shtimi i numrit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe hetuesve të SPAK;
Krijimi i mundësisë mediatike për të shpallur mediatikisht të gjithë emrat e të korruptuarëve të lartë;
Krijimi i një komisioni parlamentar me ekspertë të nivelit të lartë të huaj, për të vijuar identifikimin e korrupsionit të lartë në Shqipëri, sipas transaksioneve bankare që janë krijuar me emra fals;
Të kërkohet ndihmë e ekspertëve të Perëndimit, për hetimin me nivel të lartë të gjithë korrupsionit të lartë shtetëror dhe identifikimin e plotë të korrupsionit të lartë të shtetit shqiptar;
Të "blindohet" SPAK me hetues, prokurorë dhe gjyqtarë të rinj të specializuar në Amerikë:  në ecurinë me lartësi juridike dhe morale të trinisë: gjyqtar, prokuror, hetues;
Dhe, të gjitha këto, vaprojnë bashkë me shërbimin sekret të SPAK, shërbim ky i cili duhet të jetë i gjithë në veprim profesional në identifikimin dhe dënimin e të korruptuarëve të lartë në Shqipëri;
Identifikimin e të gjitha kontove bankare të të korruptuarëve nëpër bankat ofshore, shumica e të cilave janë edhe ndërkohë të identifikuara;
Ngritja në nivel të lartë profesional të fakultetit të drejtësisë në Shqipëri, në Universitetin Shtetëror të Tiranës 
IV.
Ja këto janë pikat e domosdoshme të reformës antikorrupsion në Shqipërinë e sotme. 
Por, a do të kerë mundësi reale që të realizohen?
Kjo do të varet nga forca e politikës amerikane.
Një gjë është e sigurt, se politika amerikane e ka kuptuar që pa eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror, Shqipëria nuk mund të radhitet në politikën amerikane për konfliktin politik me Rusinë.
Domethënë, fakti që goditja antikorrupsion është në interesin e lartë ndërkombëtar, ajo do të kryhet.
Fakti që goditja antikorrupsion do të kryhet, kuptohet se zhvilimi integral i Shqipërisë është një gjë e sigurt. 
Dhe kjo luftë duhet të vijojë domosdoshmërisht; Dhe sigurisht që do të vijojë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

27 vite nga masakra e Urës Vajgurore, nderohen dëshmorët që u vranë nga bandat e ’97-ës

27 vite nga masakra e Urës Vajgurore, nderohen dëshmorët që u vranë nga bandat e ’97-ës