Berisha 'Non grata', gjyqi në Britani! Home office: Lidhje me krimin e organizuar! Zbulohet plani sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët

Një operacion sekret është ndërmarrë për të ndaluar bosët shqiptarë të krimit që veprojnë në Britaninë e Madhe ka nisur prej disa kohësh nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Projekti i nisur nga zyrtarë në Ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme ka si synim për të ekspozuar dhe vënë në shënjestër politikanët e korruptuar në Ballkan të lidhur me krimin e organizuar, shkruan media britanike.

Operacioni është koduar “Crime State Nexus” ka nisur prej disa kohësh nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

“Qëllimi i projektit është të dobësojë kërcënimin e paraqitur nga grupet e krimit të organizuar (OCG) dhe të mbrojë interesat e Britanisë në rajon”

Detajet e operacionit u zbuluan në dokumentet gjyqësore të qeverisë, në lidhje me një betejë ligjore mbi vendim për të ndaluar hyrjen në Britani të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Britania e Madhe i ndaloi hyrjen në vend të ish-presidentit shqiptar Sali Berisha në korrik të vitit 2022, vendim të cilin ai e apeloi në Komisionin Special të Apelit të Emigracionit në Londër. Komisioni do të shprehet për këtë çështje muajin e ardhshëm.

Gjyqi

Duke mbrojtur vendimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të shpallur Berishën 'non grata'  Lisa Giovannetti KC, që përfaqëson Home Office në këtë çështje në Komisionin Special të Apelit të Emigracionit, tha: “Sekretari i Shtetit kishte të drejtë të arrinte mendimin se aplikanti (Berisha) 'ka qenë i përfshirë në krim të rëndë të organizuar dhe korrupsion dhe ka përdorur lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe ata të përfshirë në kriminalitet për të përfituar”.

Ajo shtoi: “Krimi i organizuar në Ballkanin Perëndimor, dhe në veçanti në Shqipëri, ka pasur dhe vazhdon të ketë një ndikim negativ në Mbretërinë e Bashkuar. Vlerësimi taktik i Agjencisë Kombëtare të Krimit shpjegon se kapja nga shteti e institucioneve shqiptare minon aftësinë e saj për të luftuar krimin e rëndë të organizuar”.

Berisha i cili shërbeu si president i Shqipërisë midis 1992 dhe 1997 dhe më pas si kryeministër midis 2005 dhe 2013 ka mohuar akzuat në Mbretërinë e Bashkuar për lidhje me Krimin e Organizuar. Ndërkohë prej dhjetorit 2023 po hetohet nga SPAK nën masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e korrupsionit lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.  

Plani sekret i Britanisë 

Dokumenti ligjor i Home Office thotë se lidhjet mes politikës dhe krimit në Shqipëri krijuan një mjedis lejues në të cilin kriminelët dhe bandat e krimit të organizuar mund të veprojnë dhe të përfitojnë nga mbrojtja politike e politikanëve të korruptuar.

Kjo mbrojtje politike u ofron organizatave kriminake rrugë shtesë për të pastruar paratë dhe u mundëson atyre të përdorin Shqipërinë si një "strehë të sigurt nga e cila mund të operojnë", shton dokumenti i Home Office. Në këmbim, organizatat kriminale do të ndihmojnë një politikan gjatë zgjedhjeve duke blerë vota dhe duke frikësuar votuesit, thuhetmë tej.

Projekti synon të prishë këto lidhje duke koordinuar veprimet e Mbretërisë së Bashkuar kundër personave të ekspozuar politikisht (PEP) në të gjitha anët e politikës shqiptare. Sanksionet mund të përfshijnë një sërë nivelesh  diplomatike, përjashtim nga Mbretëria e Bashkuar.

Kjo mund të sjellë ekspozimin e Politikanëve të korruptuar në mënyrë që të zvogëlohet besueshmëria e tyre midis publikut dhe elitës politike shqiptare, gjë që do të "demonstrojë pasojat ndërkombëtare dhe të brendshme të tolerimit të korrupsionit brenda partive politike", tha Home Office.

Ndër të tjera shtohet se “Duke rritur kostot politike të përfshirjes në korrupsion, objektivi është që të dekurajohen politikanët shqiptarë nga ofrimi i mbrojtjes politike për OQQ-të. Mbrojtja e reduktuar politike duhet t'i bëjë organizatat kriminale më të cenueshme ndaj veprimtarisë së zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe të prishë modelin e tyre të biznesit.”

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Non-grata: 27/05/2024 15:03

    Po Argita pse u shpall nongrata? Po Shkëlzeni pse nongrata?

    Përgjigju
    • Riku: 28/05/2024 09:51

      Po Liria bamirësja pse nongrata?

    • Shaban: 28/05/2024 07:36

      Per te njejten arsye si saliu - mbeshtesin krimin dhe jane pjese e tij

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë