TIRANE-Shtyhet sërish gjyqi kundër Emiljano Shullazit dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij në Gjykatën për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin. Sot seanca u shty për shkak të mosformimit të trupës sepse ishte e pranishme vetëm gjyqtarja Albana Boksi. Këshilli i Lartë Gjyqësor ende nuk është shprehur nëse Etleva Temo dhe Artur Kalaja që janë nga Apelet e rretheve mund të gjykojnë si anëtar të Gjykatës së posaçme të Apelit.
Këshilli i Lartë Gjyqësor në 31 dhjetor të 2019 i ka kërkuar një letër Kuvendi, qeverisë, ministrisë së Drejtësisë, Komisionit të Ligjeve dhe Euralius për të gjetur një zgjidhje, pasi nga 61 gjyqtarë që duhet të ketë Apeli, ka vetëm 20, pasi të tjerët, 38 janë shkarkuar dhe 3 u kanë mbaruar mandatin.
“Aktualisht, numri i përgjithshëm i gjyqtarëve në detyrë në gjykatat e Apelit është 63, ndërsa në janar 2020, ky numër do të jetë 61, pasi Këshilli do të duhet të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për dy gjyqtarë, të cilët në dhjetor 2019 kanë dhënë dorëheqjen nga detyra. Pra, gjatë periudhës së zbatimit të procesit të rivlerësimit kalimtar në gjykatat e apelit janë krijuar edhe 38 pozicione të lira, që bashkë me 3 pozicionet që kanë qenë të lirë në momentin e fillimit të procesit, në total bëjnë 41 pozicione të lira” thotë KLGJ.
Gjyqtarët që janë pjesë e gjykatës së posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar i janë nënshtruar ligjit të posaçëm. Të gjithë gjyqtarët e tjerë që do të komandohen në gjykatën e posaçme duhet që të japin pëlqimin për kushtet, mes të cilëve për t'u përgjuar.
Prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, ku Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë. Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës. Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
( Kliko këtu ) për shkresën e plotë
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.4%
-
Keq
62.7%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 722
Lajme të tjera
-
Gjyqtarja që u kërcënua nga Shullazi dhe rihapi dosjen e masakrës së Gërdecit vlerësohet nga ambasada amerikane! Saida Dollani: Ligji i barabartë për të gjithë
28 Mars, 11:08
-
Deklaratat e Berishës kundër Irena Gjokës, KLGJ: Gjyqtarja po sulmohet për shkak të detyrës! Synohet ndikimi në vendimet e saj
4 Mars, 15:07
-
Në hetim për kallëzim të rremë, KLGJ pezullon gjyqtaren Arnisa Këlliçi! Denoncoi se u kërcënua me jetën e fëmijëve, Prokuroria: Letrën e shkroi vetë
7 Shkurt, 13:36
-
Tentativa për të infiltuar të besuarën në drejtësi/ Avokatja e Berishës çon në Kuvend emrin e ortakes së Ismail Mulletit që i dha Shkëlzenit 350 mijë €
30 Janar, 18:55
-
DOKUMENTI/ 'Jam kërcënuar me jetë', gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi i kërkon mbrojtje KLGJ pasi merr letrën anonime: Përmenden edhe fëmijët e mi
20 Janar, 20:00
-
‘Vuani nga skleroza’ debate në gjyq mes grupit të Shullazit e mjekëve për ekspertizën e Luftar Reçit! Dëshmon Agron Kuliçaj, flet për letrën që mori nga i penduari
15 Janar, 13:26
-
Urdhra nga burgu! Që prej 2020-ës, 15 bosë krimi u izoluan në ‘41 bis’! Shullazi i izoluar për 2 vite! Çfarë është regjimi i posaçëm: Çdo gjë përgjohet, lejohet 1 takim në muaj
13 Dhjetor 2023, 15:30
-
Harta gjyqësore, Kushtetuesja mbyll marrjen e provave! Shkrirja e apeleve, avokatët e OJF-të përplasen me KLGJ-në
8 Dhjetor 2023, 16:09
-
“Ligjet” shtojnë fondet e institucioneve të drejtësisë, Bushka: Ky buxhet i pagave, pa shpenzime luksi për makina
24 Nëntor 2023, 17:45
-
Ylli Pata: Ngërçet që çliroi afera 'Partizani'
22 Nëntor 2023, 22:46
-
Gjyqtarja që nxori nga burgu Malltezin shtëpi te kullat e tij, KLGJ nuk përgënjeshtron konfliktin e interesit! Në vend të Iliriana Olldashit kritikon mediet që e kanë demaskuar
22 Nëntor 2023, 21:03
-
Pr/buxheti 2024, KLGJ e pakënaqur: Duhen para për rikonstruksionin dhe ndërtimin e gjykatave! KPA kërkon rritje pagash
7 Nëntor 2023, 17:00
Shtete i mbaruar nuk denone dot kriminelet
PërgjigjuDardha e ka bishtin mbrapa. Këto kriminel, plumbin do ta hanë përpara.