Orges Shehi: Jemi gati për duelin me Skënderbeun, Partizani kërkon trofeun më 26 maj

Orges Shehi: Jemi gati për duelin me Skënderbeun, Partizani kërkon trofeun më 26 maj

Orges Shehi, trajneri i Partizanit

Partizani dhe Skënderbeu luajnë nesër (e shtunë) në orën 16:00 në "Arenën e Demave" në kryeqytet për raundin e 34-t të Superligës në futboll. Korçarët kanë një bilanc pozitiv kundër "Demave", me këta të fundit që në tre duelet e para të këtij sezoni nuk kanë mundur të fitojnë. Dy suksese për Skënderbeun dhe një barazim, që për Orges Shehin duhet të ndryshojnë.

Trajneri i të kuqve në konferencën për mediet tha se gjendja është e vështirë pas derbit, për shkak të mbingarkesës dhe tre mungesave të Taipit, Carës dhe Hadrojit. Objektivi? Fitorja e trofeut në finalen e "Final 4" më 26 maj në "Air Albania".

"Hyjmë tek përballjet e vështira edhe për vetë faktin që ju e përmendët, është një përballje që vjen e treta nga fundit pas kësaj janë dy ndeshje. Përqëndrimi dhe vlerësimi është shumë i madh për nesër, e harrojmë derbin pasi dihet që ka impakt, por e rëndësishme është të jetosh të tashmen. Fokusi dhe vlerësimi është nesër.

Gjendja e ekipit? Për fat të keq gjendja nuk është optimale, kemi mungesa që është Taipi, Tedi Cara dhe Hadroj për arsye kartonësh. Nuk duhet të ulim dozën e mobilizimit pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi. Derbi të ngarkon dhe të shkarkon shumë, kush e ka provuar derbin në kurriz ka një ngarkesë të madhe në kurriz dhe një shkarkim të madh pas ndeshjes. S'kemi fituar me Skënderbeun, nuk është se jemi fikur jemi mundur me penallti, pas derbit duam të vazhdojmë me fitoret.

Kishim një periudhë prej katër ndeshjeve që nuk fitonim para Dinamos dhe Tiranës dhe këto dy ndeshje duhet të jenë një shtesë e madhe. Na mbetet më pak se një muaj për të marrë frytet e gjithë sezonit. Përqëndrimin duhet ta kemi tek ndeshjet tona, do të shohim pastaj se çfarë do të bëj kundërshtari. Partizani lufton dhe shpreson për të shkuar në fund të çdo kompeticioni, objektivi është të shkojmë tek 26 maji dhe ta fitojmë”, tha Orges Shehi.

Me 54 pikë Partizani mban vendin e tretë, shtatë pikë më shumë se Dinamo dhe Skënderbeu që gjenden pas. Tre javë nga fundi i sezonit Partizani duket se e ka të sigurt "Final 4", ndërsa për Skënderbeun pikët janë mëse të domosdoshme në garën me "fotofinish" kundër Dinamos dhe Tiranës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)