Oriz i skuqur me pulë dhe perime nga zonja Albana

Oriz i skuqur me pulë dhe perime

Përbërësit:

3 fç oriz kokërrgjatë

250 gr fileto pule

3 vezë

2 thelpinj hudhër

1 lgj soja

1 fç lakër të grirë

1 fç karrota të grira

1 fç speca në kubikë

½ fç qepë të njoma

Vaj ulliri

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht rrahim vezët dhe i skuqim në një tigan me vaj vegjetal. Sapo vezët të fillojnë të zbardhen i përziejmë me lugë druri me një shpejtësi që veza të thërrmohet. E largojmë vezën dhe në po atë tigan skuqim filetot e pulës të prera pjerrtazi. Shtojmë qepën të grirë imët, pas dy minutave hedhim hudhrën të grirë imët dhe karrotën të prerë ne shkopinj. Vazhdojmë kaurdisjen për rreth 5 minuta, më pas shtojmë specin të prerë në shkopinj dhe lakrën e prerë hollë. Vendosim kapakun dhe i lemë perimet të zbuten për 2 minuta. Më pas shtojmë bishtat e qepëve të njoma të prera hollë dhe orizin, të cilin e kemi zierë   paraprakisht. Rregullojmë shijen me pak soja, kripë, piper dhe në fund fare shtojmë vezët e thërrmuara dhe bishta qepësh të freskët.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

RENEA stërvitet nga forcat speciale GSG9 të policisë gjermane

RENEA stërvitet nga forcat speciale GSG9 të policisë gjermane