Oriz me perime në furrë nga zonja Vjollca

Oriz me perime në furrë

( Të gjithë përbërësit të pagatuar)

Përbërësit:

200 gr oriz Arborio

2 kunguj të njomë

2 patate (të mëdha )

15 domate qershi

1 qepë

150 ml ujë ose lëng perimesh

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

borzilok

200 gr mozzarella

3 lugë gjelle kaçkavall i shkrirë

Përgatitja:

Qepën e presim në feta shumë të holla sipër sallatë. Po ashtu dhe patatet në feta rrumbullake shumë të holla, po ashtu edhe kungullin. Shpëlajmë orizin  dhe e lëmë të kullojë. Në një tepsi 24 me 24 cm hedhim pak vaj ulliri dhe mbulojmë të gjithë sipërfaqen e saj në feta patate, mbi to shpërdajmë pak qepë e mbi qepë 6 domate qershi të prera në gjysmë, I spërkasim me kripë dhe piper të zi dhe e coptojmë 2-3 gjethe borzilok mbi të cilin shpërndajmë dhe disa feta me kungull të njomë. Shpërndajmë mbi kungull  një grusht orizi e përkasim me vaj ulliri dhe përsëri kripë dhe piper të zi si dhe pak djathë të grirë grana dhe mozzarella. Përsëri fillojmë shtojmë dhe njëherë shtresat në fillim patatet, qepët dhe ½ domte të mbetura, kripë dhe piper të zi si dhe kungujt që kanë mbetur, orizin që na mbeti, pak djath grana të grirë, mozzarella, pak qepë dhe domate, disa gjthe borzilok, kripë dhe piper të zi dhe përsëri djathin që na ka tepruar. Shtojmë 180 ml ujë të nxehtë e mbulojmë tavën në letër alumini ose kapak dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturë 180- 190 gradë Celsius për 30-35 minuta largojmë letrën dhe  e vendosim përsëri dhe 7-10 minuta të tjera.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion