Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë shqiptarët për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një postimi në Facebook Osmani shkroi se ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së, i bashkon flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor.
Osmani shkroi se flamuri kombëtar është trashëgimi e përjetësuar në simbol që nga viti 1443 në Krujë, 1912 në Vlorë dhe 1999 në Prishtinë.
Presidentja gjithashtu uroi edhe institucionet e Kosovës në 111 vjetorin e pavarësisë, duke thënë se Kosova do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë, duke thelluar më tej lidhjet ndërshtetërore, sikurse edhe ato ndërmjet motrave e vëllezërve.
Postimi i Plotë:
Ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së, i bashkon flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor.
Flamuri ynë kombëtar është trashëgimi e përjetësuar në simbol që nga viti 1443 në Krujë, 1912 në Vlorë dhe 1999 në Prishtinë.
Kjo ditë është dedikim për heronjtë tanë që prej Gjergj Kastriotit, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e deri te Adem Jashari, vepra e të cilëve është vula e shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.
Republikës së Shqipërisë ia përcjell urimet më të ngrohta të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës në këtë 111 vjetor. Kosova do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë, duke thelluar më tej lidhjet ndërshtetërore, sikurse edhe ato ndërmjet motrave e vëllezërve!
Gëzuar të gjithëve!
Lajmi kryesor:
Festë për 111 vjet shtet të pavarur! Rama e Kurti bashkohen në Vlorë, qytetin ku Ismail Qemali ngriti flamurin
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.3%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
33.6%
Vota total: 855
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
28 Nëntori e gjen politikën gjithmonë të ndarë!
29 Nëntor 2023, 18:18
-
Këngë, valle e kostume, Shqiptaria bashkë në Teatrin e Operas! Historia rrëfehet me art! Nga ‘Qëndistarja’ te ‘Cili je ti more burrë’, Pavarësia e ritreguar
29 Nëntor 2023, 15:44
-
VIDEO/Me flamuj kuqezi dhe kuaj, një grup të rinjsh marshim në Lezhë për 29 nëntor
29 Nëntor 2023, 15:30
-
‘Kitesurf’ në Vlorë, flamuri kuqezi valëvitet mes detit
29 Nëntor 2023, 14:53
-
Stërnipi i Isa Boletinit: Kemi gjetur dokumente në arkivat Stambollit e Londrës që zbardhin rolin e tij në çështjen kombëtare
29 Nëntor 2023, 13:50
-
Festimet e shqiptarëve në Londër me bori, flamuj e fishekzjarre, paralizuan trafikun! 7 të ndaluar! Video tjetër
29 Nëntor 2023, 13:30
-
Dita e Pavarësisë dhe festa e Çlirimit, ministri i Brendshëm nga Londra: Historia e kombit tonë na bën krenarë
29 Nëntor 2023, 13:06
-
Me vrap nga Prishtina në Tiranë për festën e Flamurit, Erzen Zyberaj për Report Tv: Jemi një! Ishte sfiduese, thirrja ime për mbështetje ra në vesh të shurdhët
29 Nëntor 2023, 12:36
-
Frrok Çupi: Të pathënat e nr. 11 në Ditën e shtetit
29 Nëntor 2023, 09:52
-
VIDEO/ Me flamuj, bori e makina shqiptarët festojnë 28 Nëntorin në qendër të Londrës, bëjnë lëmsh trafikun! Ndërhyn dhe policia
29 Nëntor 2023, 01:02
-
111 vjet shtet, Begaj thirrje deputetëve: Punoni kokëulur, jo përplasje në Kuvend! Reforma zgjedhore të sigurojë votën e diasporës
28 Nëntor 2023, 20:27
-
Për herë të parë në 78 vite, shqiptarët e Sanxhakut festojnë zyrtarisht Ditën e Flamurit!
28 Nëntor 2023, 18:48