Patate me vezë
Përbërësit:
600 gr patate
6 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë të kuqe
kripë dhe piper të zi
1 filxhan kafe ujë
1 spec
250 gr domate qershi
borzilok
1 filxhan çaj lëng perimesh
6 vezë
Përgatitja:
Qërojmë patatet dhe I presim ato në kubikë me brijnë 0.5 cm po kështu vazhdojmë dhe me specin dhe qepën. Vendosim një tigan të thellë në zjarr me 6 lugë gjelle vaj ulliri, kaurdisim fillimisht qepën për 3-4 minuta e më pas shtojmë patatet në kubikë, I trazojmë së bashku, me kripë, piper të zi, I përziejmë dhe I vendosim kapakun, më pas I lëmë patetet të zbuten për 5 minuta. Shtojmë 1 filxhan kafe ujë, I përziejmë që most ë na ngjiten dhe vendosim përsëri kapakun për 5 minuta të tjera. më pas shtojmë specat në kubikë të vegjël, domatet të prera në ¼ dhe I përziejmë së bashku. Shtojmë borzilokun të copëtuar me duar. Shtojmë 1 filxhan caji lëng perimesh ose ujë vazhdojmë përzierjen dhe vendosim kapakun për 20 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë, I trazojmë dhe shohim që patatet kanë pak lagështirë ( nuk duhet të jenë të thata) Me majan e lugës bëjmë disa gropëza dhe vendosim në to nga një vezë I përkatim ato me pak kripë dhe piper vendosim kapakun që ato të mpiksen.