Patate të pjekura në tigan
Përbërësit:
800 gr patate të vogla
3 lugë gjelle vaj ulliri
30 gr gjalp
1 lugë kafe piper të kuq
kripë
1 lugë kafe rozmarinë
½ lëng limoni
2 thelpinj hudhër
1 lugë çaji majdanoz
lajmë dhe pastrojmë mirë patatet, I vendosim ato në një tenxhere I mbulojmë me ujë të ftohtë. Shtojmë në të 1 lugë caji kripë dhe I vendosim në zjerje. Shtojmë në të 1 lugë çaji kripë dhe I vendosim në zjarr për ti valuar, nga momenti I zjerjes I lëmë 20 minuta. Më pas I kullojmë dhe I presim paattet në gjysma. Në një tigan të thellë ngrohim vajin, gjlalpin, dhe shtojmë në tigan pattet në gjysma, piper të kuq, kripë dhe rozmarinë ( të thatë) dhe ½ lëng limoni dhe 2 thelpinj hudhër të shtypur. I përziejmë duke lëvizur tymin vazhdimisht për 5-7 minuta në 2 minutat e fundit, shtojmë pak majdanoz mund të jetë dhe I thatë. I shërbejmë të ngrohta me djath dhe gogozhare.
Gogozhare të çastit
Përbërësit:
500 gr speca të kuq
4 thelpinj hudhër
7 kokrra piper I zi
2 gjethe dafinë
3 lugë gjelle uthull
pak vaj ulliri
kripë
majdanoz kur të serviret
Përgatitja:
Lajmë dhe I thajmë specat I pstrojmë nga bishtat dhe farat dhe I presim ato në rrathë me trashësi 1.5 cm. Vendosim në zjarr një tign të thellë në 3-4 lugë vaj ulliri shtojmë specat menjëherë. Se fillojmë specat të ziejnë në vaj ( jo të skuqur). Shtojmë hudhrat në feta, uthullën dhe dafinat, kokrrat e piperit. vnedosim kapakun e tiganit dhe I lëmë të gatuhen në temperaturë mesatare sin ë avull për 5-7 minuta pasi të kalojë kjo kohë I përziejmë fikim zjarrin dhe I lëmë të mbuluara të zbuten në avullin e tyre. I lëmë të ftohen dhe I shërbejmë në cdo lloj gatimi drimri si fasule dhe patate.