PD i përgjigjet sulmeve të Metës, risjellë akuzat e tij për Berishën: E kam dhënë njëherë dorëheqjen për Shkëlzenin

Partia Demokratike i është përgjigjur sulmeve të Ilir Metës kundrejt Lulzim Bashës. PD ka zgjedhur që të risjellë një video, ku Sali Berisha dhe Ilir Meta hedhin akuza ndërmjet njëri-tjetrit.

‘E dhashë prej Shkëlzenit unë dorëheqjen, se ishte në videon e Dritan Priftit dhe ti e di shumë mirë.’- i thotë Meta Berishës.

‘Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri!’- janë disa nga akuzat e Berishës për Metën.

Mirela Karabina zëdhënëse e PD-së, thotë se hallet e Metës nuk janë e s’do të jenë hallet e Shqipërisë.

‘Ky është Ilir Meta ose Ilir Metaj.  Koha kur ai ushqehej me “gjakun” e demokratëve ka marrë fund. Hallet e tij nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë hallet e Shqiptarëve.’- shkruan Mirela Karabina.

Gjatë konventës së Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk nguroi që të hedhë akuza në drejtim të Lulzim Bashës, për të cilin tha me vulën pa parti ka marrë 1 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:20
Kulluri ironizon Metën: Nëndetsja 105 do rrijë në Shqipëri, nuk kthehet më në bazë, në Shën Petersburg!

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri ka ironizuar Ilir Metën, duke shkruar në Facebook se nëndetsja 105 nuk do kthehet në bazë në Rusi, por do mbetet në Shqipëri.

Meta shpesh kohët e fundit është dëgjuar të thotë lidhur edhe me ishullin e Sazanit se nëndetsja 105 do të kthehet në bazë. 

 

M.Q./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Çmimi Karl në Gjermani: Kush është Pinchas Goldschmidt?

Çmimi Karl në Gjermani: Kush është Pinchas Goldschmidt?