PD kundërshton pr.ligjin për kërkimin shkencor, Zhupa: Cënon Kushtetutën! Zhbën titujt e gradave të profesorëve

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, ka dalë në një deklaratë për media, ku kundërshton projektligjin për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, duke e cilësuar antikushtetues.

Zhupa paralajmëroi se do të ndjekin të gjitha rrugët demokratike për mbrojtjen e interesit të pedagogëve dhe akademikëve.

“Dua të bëj të qartë që kundërshtojmë këtë projektligj ashtu si kundër mbështeteshim qëndrimet kundërshtuese dhe amendimet e sindikatës së arsimit lartë dhe konferencës së rektorëve. Arsyet themelore por jo të vetmet pse ku projektligj është i papranueshëm për ne. Së pari ligji duhet mos bjer në kundërshti me Kushtetutën, sic bie tashmë në pikën 7, të nenit 57 se, “7. Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj”, tha ajo. 

Zhupa tha se projektligji zhbën titujt e gradave të profesorëve dhe se një ligj të tillë nuk e gjen ne asnjë vend të BE-së.

 “Së treti zhbërja e këshillit shkencor me përbërje ministrash dhe drejtorësh politik me në krye kryeministri Rama, një model antishkencor dhe antieuropian. Veçse futje duarve në kontrollin e dijes duke tentuar të centralizoj shkencën. Përbërja e këshillit manifeston vullnetin, për të zhbërë reformën në kërkimin shkencor dhe ta rikthejë nën Akademinë e Shkencave dhe Ministrive, i manifestuar me tendencat centralizuese të para viteve 90, që koha provoi se ishte një eksperiment i dështuar”, tha ajo.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 3D: 28/10/2024 13:04

    Kjo është pjesa e injorancës shqipëtare dijen dhe talentin e masin me diploma tituj grada... kurse bota e shkencës krejtë ndryshe matë vlerat Bill Gates Marc Zuckerberg Elon Maske biles ka thyer studimet në UNI

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 28/10/2024 12:42

    MOJ E 'NDERUAR, DEPUTETE PA DALË NGA VEZA UNIVERSITETET NË SHQIPËRI JAN MBUSHUR ME PROFESORA,PROF/DOKT, ME DOKTTORA TË SHKENCAVE TË CILËT MARIN ROGAT POR DRITË NË SHKENCAT TONA NUK KA. SI SHPIEGOHET QË UNIVERSITETET NË SHQIPËRI ME PËRJASHTIM TË TË NDONJËLABRATORI ME KOMPIUTRA ,LAB. TË TJERË SI NË KOHËN E PARA 1990 NUK KA,E SIGURT QË NUK KA MOJ E MJERUARA PETAGOGE,SI JU DHE TË ASHTUQUAJTURIT STAF AKADEMIK.NNË PYETIE A KA PROF TË CILËT PROJEKTOJNË VEPRA SI:HIDROÇENTRALET,MINIERAT,SISTEMET E UJITIES E MBROJTIES NGA PËRMBYTJET TË ATDHEUT,ETJ.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

SHBA zgjedh presidentin/ Harris ose Trump,  këto shtete mund të vendosin

SHBA zgjedh presidentin/ Harris ose Trump, këto shtete mund të vendosin