TIRANË- Ka drejtuar Kuvendin në vitet 2002-2005, konflikte, zgjedhje të parakohshme, e greva brenda Kuvendit, por opozita asnjëherë nuk e ka braktisur këtë institucion. Servet Pëllumbi, i cili ishte në krye të këtij institucioni gjatë kësaj periudhe, thotë se ky është një rast i paprecedentë që në 100 vjetorin e parlamentarizmit pak kënd bën krenar.
“Parlamentin shqiptar e shoh në detyrën e vet, por fatkeqësisht ka vend për kritika. Një parlament ku opozita është larguar ka djegur mandatet, do të bëjë një punë të sforcuar megjithëse ka mazhorancën dhe nga pikëpamja kushtetuese është i ligjshëm dhe duhet të funksionojë normalisht. Kjo është një tërheqje vëmendje për ata që dogjën mandatet, duke djegur përfaqësimin që u ka dhënë populli”, tha ai.
I tërhequr nga politika aktive, ai deklaron se situata të tilla nuk duhen përseritur.
“Situata të tilla nuk njoh që të kenë ndodh në parlamente të tjera dhe nuk duhen përsëritur. Ky duhet bërë shembull që asnjëherë situata të tilla të mos vinë në parlamentin shqiptar. Le të mësojmë nga periudha 100 vjet përpara, që nga Kongresi i Lushnjës, edhe pse kishte arsye shumë më tepër për divergjence, konflikte, ashpërsim, kishte figura që me fjalën e tyre, me të vërtetë i dhanë kontribut të vërtetë parlamentarizmit dhe popullit shqiptar”, u shpreh Pëllumbi.
Ky 100 vjetor e gjen parlamentin shqiptar me trazira të shumta politike. Me një opozitë të dalë jashtë, një opozitë të re dhe një mazhorancë e cila duket se ka timonin e këtij institucioni.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.4%
-
Keq
62.7%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 721
Lajme të tjera
-
Autoriteti i Dosjeve verifikoi 232 zyrtarë, 14 në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit! Raporton mungesën e bashkëpunimit të partive
8 Prill, 15:52
-
S'paska qenë përpjekje për garën dhe votën, por pazar për karrigen!
5 Mars, 20:54
-
Nesër Komisioni për ‘Zgjedhoren’, Kuvendi fton në seancë dëgjimore organizatat e Diasporës
19 Shkurt, 15:26
-
Lufta e klaneve anti Shtet dhe anti Drejtësi është vetëm transformuar!
1 Shkurt, 11:39
-
Hipokrizia e rrezikshme e disave kur thonë se opozita duhet mbrojtur me çdo kusht
30 Janar, 12:50
-
Të enjten seancë plenare/ Pika e parë e rendit të ditës, dhënia e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës
19 Dhjetor 2023, 18:02
-
SPAK kërkon arrest për Berishën, Kikia: I pari ish-kryeministër që vihet në një masë sigurie si kjo! Parlamenti do ta votojë, mazhoranca i ka votat
12 Dhjetor 2023, 13:24
-
Rithemelimi përsërit kaosin në Kuvend, ndezin tymuese! Noka tenton t’i vërë flakën karrigeve pirg në foltore, çohet në SPAK bashkë me Vokshin, akuzat
4 Dhjetor 2023, 08:21
-
PS propozon ndryshime në ligjin për Komisionet Hetimore! Felaj: Ka mangësi! Ftuam opozitën, por ra në vesh të shurdhër! Report Tv siguron projektligjin
30 Nëntor 2023, 13:06
-
Minxhozi: Ju duhet një prift, jo një federatë
29 Nëntor 2023, 11:36
-
Roland Qafoku: Përse Federata e Opozitës është e destinuar të dështojë
27 Nëntor 2023, 17:45
-
Zhurmë, jo punë
6 Nëntor 2023, 12:52