Penne me domate dhe mozzarella në furrë nga zonja Vjollca

Penne me domate dhe mozzarela në furrë 
Përbërësit:

400 gr makarona pene 
pak vaj, pak gjalp 1 lugë gjelle 
1 qepë 
500 gr domate
250 gr rikota
200 gr mozzarella
3 lugë gjelle parmixhano i grirë 
borzilok 
kripë dhe piper të zi 
gjalp për lyerjen e tavës 
Përgatitja:
Në një tigan të thellë vendosim vaj, 1 lugë gjelle gjalp. E lëmë sa gjalpi të shkrijë dhe shtojmë në të 1 qepë të prerë në kubikë të vegjël. E kaurdisim për 5 minuta deri sa qepa të zbutet, domatet të qëruara nga lëkura dhe I shtypim me shypsen e puresë, kripë. Në një tenxhere me ujë të valuar shtojmë kripë, pennët dhe I lëmë ato të ziejnë për 2 minuta më pak se minutazhi I shkruar në etiketë. Në një tas vendosim rikotën, një garuzhdë salcë domate. Përziejmë rikotën me salcën dhe shtojmë makaronat I përziejmë së bashku. Lyejmë një tepsi me gjalp dhe shtojmë ½ e makaronave mbulojmë ato me feta mozzarella me ½ salcës me domate dhe shtojmë makaronat e mbetura. I nivelojmë ato në tepsi vendosim mbi makarona salcën e mbetur duke e shpërndarë uniform e mbulojmë me parmixhanon të grirë në furrë  në temperaturë 200 gradë Celsius për 20-30 minuta. E servirim të shoqëruara me sallatë. 
 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave