Penne me perime
Përbërësit:
400 gr makarona penne

1 qepë e vogël dhe 1 thelpi hudhër
1 patëllxhan
1 kungull
150 gr domate qershi
150 gr pure domate
borzilok
kripë dhe piper të zi
pak vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosim tenxheren me ujë të bollshëm në zjarr në momentin që uji zijen, shtojmë kripë, makarona dhe I lëmë ato të ziejnë për 9 minuta. Ndërkohë ngrohim vajin dhe 1 thelpi hudhër aromatizojmë vajin dhe e largojmë shtojmë qepën të grirë imët dhe e kaurdisim atë sa të zverdhet pak, shtojmë patëllxhanë, kungullin në kubikë kripë dhe i përziejmë deri sa ato të ulin volumin. Shtojmë domatet, borzilok në gjysma i përziejmë për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë purenë e domates e vazhdojmë përzierjen shtojmë pak ( 1 garuzhde) lëng nga zjerja e makaronave. Kullojmë makaronat dhei shtojmë në tigan i përziejmë pak për 1-2 minuta dhe i shërbejmë.
MC/Shqiptarja.comKomente

