“Antibiotik-rezistenca” që ka të bëjë me rezistencën që po krijojnë antibiotikët në trupin e njeriut është një sëmundje emergjente, që për mjekun infeksionist Arjan Harxhi, po sjell probleme tek shqiptarët. Kjo situatë vjen nga përdorimi pa kriter i tyre.
“Keqpërdorimi i antibiotikëve, ku hyn dhe fenomeni i përdorimit të antibiotikëve pa përshkrimin e mjekut është një fenomen që nuk duhet të ekzistojë. Edhe dhënia e antibiotikëve nga mjeku duke mos respektuar dozën, kohëzgjatjen e kështu me radhë. Shfaqja e rezistencës antibiotike, është një sëmundje urgjente globale”, tregoi mjeku infeksionist, Arjan Harxhi.
Për reduktimin e riskut të shfaqjes së rezistencës, Harxhi u bëri thirrje mjekëve të jenë më të kujdesshëm kur shkruajnë recetat.
“Të ketë udhërrëfyes, protokolle , të ketë ekipe të dedikuara për këtë punë. Për kontrollin e antibiotikëve dhe mënyrës së dhënies së tyre. Të ketë mekanizma që kontrollojnë shfaqjen e fenomeneve të rezistencës dhe marrjen e masave përkatëse, sipas problematikës”, tha Harxhi.
Në konferencën e 7 kombëtare për reduktimin e dëmit, u dhanë këshilla edhe për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, infektie, si dhe për rëndësinë e inteligjencës artificiale në Mjekësi, që do të shërbente për t’u njohur me profilin shëndetësor të çdo pacienti.
Konferenca e Reduktimit të Dëmit mblodhi sot në Tiranë ekspertë të shëndetësisë shqiptarë dhe të huaj të cilët sollën në vëmendje rëndësinë e zvogëlimit të dëmit në praktika të ndryshme mjekësore.
Ndër temat që u trajtuan në konferencë ishin strategjitë e reduktimit të demit për duhanin, përdorimi i antibiotikëve, patologjitë kardiake, etj
Edicioni i shtatë i konferencës, shërbeu për vendosjen e fokusit mbi rëndësinë e reduktimit të dëmtimit, aksesi në informim për zgjedhje më të mira si dhe përdorimin e teknologjisë në të mirë të shëndetit publik. Ekspertët pjesmarrës dakordësuan në domosdoshmërinë e bashkëpunimit të qeverisë me institucionet e linjës në përfshirjen e strategjisë së reduktimit të demit në strategjinë kombëtare 2022-2023.
J.GJ./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.6%
-
Pak
11.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 1371
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më i votuari i primareve në listën e hapur të PD/ Alimehmeti: S’jam nga ata që emërohem nga kryetari! Rasti Sula? Për fitore, duhet të sakrifikojmë diçka nga vetja
18 Mars, 19:41
-
PD publikon pas zvarritjes edhe listën e Primareve të Tiranës! Një emër 'i panjohur' kryeson, dështojnë Dogjani, Nebiaj, Teliti, Biberaj, Kalaja dhe Harxhi! Njëri me zero vota! (LISTA)
2 Mars, 22:23
-
Sot mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, këshilltarët e opozitës: Kërkojmë mocion me debat për shkarkimin e Veliajt
26 Shkurt, 13:04
-
PD kërkon shkarkimin e Veliajt si kryebashkiak: Të shkohet në zgjedhje, Rama kërkon të uzurpojë Bashkinë e Tiranës
12 Shkurt, 11:57
-
Arrestimi i Erion Veliajt, Gazetarja Banushi: Depozitimi i kërkesës për arrestim u bë që në datën 24 janar! Alimehmeti: Ditë e mirë për drejtësinë, por jo perfekte
10 Shkurt, 21:45
-
Përdorimi i antibiotikëve në fermat e kafshëve, Vuksani: Rrezik për njerëzit, po krijohen super bakteret, abuzohet me matrikullimin kur çohen në thertore
24 Janar, 12:56
-
Bilanci i 2024-ës, gazetarja Keti Banushi në '5 Pyetjet': Viti i SPAK! Po preken të paprekshmit! Alimehmeti: Korrupsioni nuk parandalohet me 20 prokurorë
30 Dhjetor 2024, 22:33
-
Zgjedhjet 2025, PD cakton grupin e punës për fushatën e Tiranës, lista me 36 emra! Nga djali i Sokol Olldashit, Adriana Kalaja, te Asllan Dogjani nën akuzë nga SPAK
4 Dhjetor 2024, 13:11
-
Ndahet nga jeta politikani dhe aktivisti Arben Tafaj, u rrëzua nga lartësia në banesën e tij në Dajt, Veliaj: Humbje e madhe
3 Dhjetor 2024, 10:46
-
'119 të infektuar me HIV/AIDS këtë vit, 4 prej tyre janë fëmijë', mjeku Harxhi për Report Tv: 900 pacientë marrin mjekim në QSUT
2 Dhjetor 2024, 14:55
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për gjykim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor 2024, 21:39
-
Dështimi me mosbindjen civile/ Meçe: PD e reduktuar në sektin berishian! Çaça: Organizimi linte për të dëshiruar
8 Tetor 2024, 21:49