PES 'përjashtoi' Metën, Bejko: Shkak aleanca me Berishën ‘Non Grata’! Territorialja? Ish- kryeministri i shtriu dorën Alibeajt se PS s'negocioi me ta

Report Tv mësoi lajmin ekskluziv se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u refuzua nga partia evropiane socialiste, gjë që nënkuptoi sipas ekspertit të PD-së, Roland Bejko se Meta po ‘vuan’ pasojat e aleancës me Berishën.  I ftuar në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj, sekretari i pushtetit lokal të PD-së, Roland Bejko u pyet për një sërë çështjesh duke nisur që nga përjashtimi nga PES i Metës e deri te shtrirja e dorës nga Berisha për Alibeaj në reformën territoriale.

Bejko u shpreh për lajmin ekskluziv të Report Tv se pjesëmarrja e Metës u refuzua nga statusi Non Grata i Berishës. Një tjetër arsye sipas Bejkos ka qen për faktin se duke qenë se ish kryeministri ka një parti pa sigël dhe të jo institucionale, aleanca me Metën ka bërë që Berisha të kalojë në  partinë e ish presidentit.

‘Në rast se ky lajm është mi vërtetë ata e kanë studiuar mirë këtë vendim. Kjo partia e re e tyre s’është regjistruar akoma. Fakti që ka dashur të marrë pjesë në këtë kongres dhe është refuzuar dhe duke qenë se Berisha s’ka sigël as vulë i bie të kalojë te Meta. LSI nëse ka qenë dikur e majtë dikur të kthehet djathtas ndërsa PD dikur nga parti popullore të kalojë djathtas. Në këto kushte kjo është një ndër arsyet, mendoj se ka ndikuar edhe statusi i Berishës se BE do ndjekë gjurmët e parterëve strategjike sidomos në këto kohë lufte.’- tha Bejko.

I pyetur për shtrirjen e dorës nga Berisha për reformën territoriale Bejko u shpreh se kjo vjen nga mos përgatitja e një raporti cilësor dhe të strukturuar nga ana e Foltores. Berisha sipas tij, ka shfrytëzuar gjithë punën e mirë që ka bërë grupi parlamentar i PD-së për këtë reformë, duke marrë parasysh edhe faktin se tashmë partia socialiste po bën negociata me Alibeajn.

‘Ne kemi propozuar 33 bashki të reja, 94 në total. Ne kemi propozuar bashki të karakterit rural dhe urban ka dhe mikse. Janë shumë bashki dhe këto duhet të ndaheshin. Nuk ka faturë shteti se përfitimi do jetë më i lartë se ccdo kosto. Rama është përpjekur ta paraqesë bashkinë si ndërmarrje, por nuk janë. Bashkitë kanë të gjitha mundësinë të sigurojnë të ardhurat e tyre.(...)

Kur grupi parlamentar të Alibeaj bëri propozimin e tij Berisha e akuzoi duke e cilësuar me ato epitetet e tij AliBasha etj. Deri më dje e shanin dhe këta deputetët e Foltores shkuan në disa qarqe për të bërë propagandë. Ndërkohë që ne ishim në punë e sipër dhe bëmë një studim të thelluar me një raport 100 faqe. Jemi në kushtet që Foltorja e kishte si qëllim që të merrte sukseset e PD-së për reformën. Kur doli Balla, Foltorja u gëzua shumë fillimisht pastaj kur u shty afati ata duke parë që realiteti është kokëfortë dhe koha punon më shumë se njërëzit Berisha kuptoi që edhe PS po korrigjohet.

Grupi Parlamentar dhe gjithë grupi punojnë me seriozitet dhe njihet institucionalisht, tani ne Berishës s’ja kemi për borxh që të marrë meritat që po i korrigjon tani mazhoraca. Berisha nuk lejon njeri që të futet në sinorët e opozitës mendon se është pronari. Nëse kjo pranohet ne do dalim ballëhapur sepse plotësuam nevojat e qytetarëve. As e kam lexuar fare se çfarë ka bërë foltorja se ata nuk kanë raport ata kanë vetëm një hartë. Një gjë që është joinstitucionale nuk e lexoj me gjithë respektin që kam për ta.’- tha Bejko.

Ore të gjtihë së bashku ne jemi PD, ne na ka ndalur ajo që po bën Berisha dhe statusi i tij dhe një pjesë e deputetëve përfshi dhe mua jam kundër berishizmit unë e kam dhe ideologjike.

Bejko foli edhe për datën e zgjedhjeve vendore të 2023 nisur edhe nga fakti se Alibeaj mbrëmjen e djeshme pas bisedës me Presidentin u shpreh se sugjeroi datën më të afërt. I pyetur nëse do të kenë një kandidat të ri të grupit parlamentar të Alibeaj, Bejko u shpreh se përçarja e PD-së vjen nga Berisha dhe shpallja e tij Non Grata dhe do të vazhdojë derisa ish kryeministri të lëshojë partinë. Gjithashtu Bejko tha se në vendimin e gjykatës së Apelit do të shihet se cili do të ketë PD-në legalisht. 

Në datën 3 nëntor do të jepet vendimi nga Gjykata se kush e përfaqëson PD. Unë jam demokrat s’i kam krijuar kosto PD-së, ndryshe nga Berisha. Në këto kushte ata nuk thonë dot që nuk jemi demokrat, tëi ikë ai që është non grata të bashkohet partia. Nëse vendimi i Apelit të vendosë që ne të kemi PD-në, nesër kemi takim në Berat ne dhe do e shikojmë si do bëhet. Oferta i është bërë Berishës ai zgjodhi të kalçifikojë brenda me partinë e vetë. Shqiptarët e kanë shpallur Non Grata atë që në 2013.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • olti: 06/10/2022 18:43

    kur do me bo si i zgjuar fubndosesh duhet ta dintee saliu kte o bejko

    Përgjigju
  • titi: 06/10/2022 18:42

    po bejko po ...epo saliu te mbaje pergjegjesi ca bo e ca jo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Berisha e Meta do e arrijnë qëllimin me protestën e 6 dhjetorit



×

Lajmi i fundit

Ngjarje tragjike e kampit të Tepelenës: Në ministri u dha alarmi, komandanti i burgut kishte futur në ‘Xhip’ vajzën bukuroshe dhe ishte nisur drejt kufirit

Ngjarje tragjike e kampit të Tepelenës: Në ministri u dha alarmi, komandanti i burgut kishte futur në ‘Xhip’ vajzën bukuroshe dhe ishte nisur drejt kufirit