Petë misri me spinaq
Përbërësit:
Mbushja
700 gr spinaq
1 tufë qepë të njoma ( vetëm bishtat)
1 tufë majdanoz
1 tufë kopër
kripë
3 lugë gjelle vaj ulliri
Brumi:
400 gr miell misri
1 lugë çaji pluhur pjekës
100 ml vaj
250 ml ujë i nxehtë
400 gr kos
250 ml qumësht
2 vezë
pak kripë
200 gr djath të bardhë
gjalp për lyerjen e tepsisë
Përgatitja:
Lajmë, thajmë dhe presim spinaqin. Qepët i presim shumë hollë( kryesisht bishtat) ndërsa erzat i presim vrazhdë. I vendosim në një tas ku shtojmë një lugë kafeje kripë dhe i shtypim lehtë me duar. Shtojmë 3 lugë gjelle vaj ulliri e përsëri i shtypim lehtë me duar e më pas i lëmë mënjanë. Në një tas të madh vendosim miellin, pluhur pjekës dhe i përziejmë së bashku. Hapim një gropë në mes të tasit dhe shtojmë në të vaj ulliri, ujin e ngrohtë dhe i përziejmë. Shtojmë kosin, i trazojmë deri sat ë na formohet një brumë jo shumë i trashë. Duar duar shtojmë spinaqin me qepët dhe erzat. Vazhdojmë përzierjen duke shtuar djathin e thërrmuar dhe në fund 2 kokrra vezë. Lyejmë tepsinë me pak gjalp dhe e vendosim të nxehet në furrë. E nxjerrim nga furra dhe hedhim në të brumin e përgatitur . E spërkatim sipër me pak qumësht ose kos dhe vendosim pak gjalp. E vëmë tespinë në furrën e nxehur 200ºC për 45-50 minuta.