Pilaf me mish të grirë nga zonja Vjollca

Pilaf me mish të grirë

Përbërësit:

320 gr oriz

250 gr mish të grirë

1 kokërr qepë

70 ml verë të bardhë

2 karrota

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri

1 lugë çaji gjalp

pak majdanoz

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim 2-3 lugë gjelle, vaj ulliri kaurdisim qepën sa të bëhet transparente. Shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë përzierjen sëbashku deri sa mishit ë thërrmohet. rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe më pas shtojmë oriizin ( të shpëlarë mirë) I përziejmë deri san ë tnexhere produktet mos të kenë më lagështirë. I shuajmë me verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë 2 masa ujë pra ( 1 oriz dhe 1 ujë) mund të jetë dhe lëng mishi ose perimesh kontrollojmë shijen dhe e lëmë oriizn të ziejë për 14 minuta. Në 5-6 minutat e fundit shtojmë dhe karrotën të grirë në rende të trashë dhe 1 lugë çaji gjalp dhe 1 lugë gjelle majdanoz. Pasi të kalojnë 14 mnutat vendosim një picetë e më pas kapakun dhe e lëmë oriizn të pushojë 10-15 minuta. Më pas e shërbejmë me pak piper të zi.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale