Pilaf me qepë dhe domate
Përbërësit:
1.5 gotë oriz

1 qepë të vogël
3 domate
Kripë dhe piper të zi
3 gotë ujë ose lëng pule
Ose mishi
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle gjalp
Djath parmixhano për servirje
Përgatitja:
Fillimisht vendosim lëngun e perimeve ose të mishit për të valuar. Në një tigan të thellë kaurdisim qepën në kubikë, me vaj shtojmë domaten të grirë në rende dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta në temperaturë mesatare. Në një tenxhere me pak vaj dhe gjalp kaurdisim orizin sat ë nxehet shtojmë 3 gota ujë ose lëng perimesh ose mishin dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta shtojmë salcën me domatet dhe qepë e përziejmë rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe e lëmë të ziejë dhe 7 minut të tjera. Në fund sipas preferencave mund të përvëloni dhe pak gjalp. E servirim të pudrosur me pak djath parmixhano.
MC/Shqiptarja.comKomente

