Pite e shpejtë me perime dhe djathë
Përbërësit:
4 vezë
1 lugë çaj kripë
2 patate (mesatare)
2 domate( mesatare)
3 speca
3 qepë të njoma
150 gr djath I bardhë
1 filxhanë çaj vaj
1 1/2 filxhanë çaj qumësht
3-4 filxhanë çaj miell
80 gr. djath cheddar
1 lugë çaji pluhur pjekës
Përgatitja:
Në një tas përziejmë vezët e plota, kripë, patatet, domatet, specat të prera në kubikë shumë të vegjël dhe qepën të prerë në copa të vogla. Më pas vajin, qumështin, miellin dhe një lugë çaji pluhur pjekes i përziejmë mirë, në fund shtojmë dhe djathin e thërrmuar e përziejmë. Lyejmë tepsinë me gjalp dhe e pudrosim me pak miell. Shtojmë brumin e mbulojmë atë. Spërkasim sipër brumin me djathë cheddar të grirë në rende dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.