Presidenti i PES: Rama riktheu besimin ndaj Shqipërisë, opozita të zhvillojë betejën në parlament

Presidenti i PES: Rama riktheu besimin ndaj Shqipërisë, opozita të zhvillojë betejën në parlament

Presidenti i Partisë Socialiste Europiane (PES), Sergei Stanishev ka përshëndetur zhvillimet e Kongresit të PS në Tiranë përmes një videomesazhi. Stanishev vlerësoi punën e Qeverisë shqiptare, duke theksuar se Shqipëria po modernizohet dhe po ecën përpara.

“Jam shumë i kënaqur t’ju përshëndes në Kongresin tuaj në emër të të gjithë familjes socialiste europiane, e t’ju uroj çdo sukses e fat në veprimet dhe vendimet tuaja politike. Qeveria juaj ka bërë një punë të shkëlqyer për njerëzit e vendit tuaj. Shqipëria po modernizohet, po ecën përpara dhe po bëhet me e begatë. Njerëzit shikojnë në të ardhmen e tyre dhe kjo është gjeja e rëndësishme që mund të prodhojë një qeveri, prandaj duhet të ndiheni krenare për këtë”, – theksoi ai.

Presidenti i PES theksoi në mënyrë të qartë edhe vendosmërinë dhe vullnetin e Qeverisë shqiptare, e cila sipas tij përmes reformave po pastron sistemin gjyqësor nga personat e korruptuar.

“Dua të vlerësoj në veçanti vendosmërinë dhe vullnetin tuaj politik për të larguar gjyqtarët e korruptuar nga sistemi gjyqësor, që është një arritje historike për vendin tuaj. Është veçanërisht e rëndësishme që të vazhdoni me Reformën në Drejtësi. Janë provime shumë të rëndësishme për vendin, para se të nisin negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Edi Rama riktheu besimin ndaj vendit tuaj, duke treguar vendosmëri në zbatimin dhe përkrahjen e reformave që janë europiane, që e bëjnë vendin tuaj të drejtë, të suksesshëm në çdo kuptim të fjalës” – vijoi ai.

Situata politike në Shqipëri nuk ngeli pa u përmendur nga ana e Presidentit të PES, i cili theksoi në mënyrë të qartë se bojkoti dhe dhuna janë të papranueshme.  “E di që po zhvilloni Kongresin tuaj në një mjedis politik aspak të thjeshtë. Komisioni Europian, Delegacioni Europian në Tiranë, ambasadat tona e kanë thënë shumë qartë që opozitë duhet të rikthehet në Parlament dhe të zhvillojë betejën politike. Bojkoti dhe dhuna nuk janë zgjidhje për asnjë problem politik. E di që keni vullnetin politik të vazhdoni reformat të vendit tuaj, të planifikoni ndryshime në strukturat e ligjit dhe rendit, si dhe në arsimin publik, shëndetësi, të gjitha të nevojshme për popullin në Shqipëri”, – theksoi Stanishev.

1553331464_rama71.jpg


Lajmi kryesor:

PS 'ndez motorët' elektoralë, Kongresi zyrtarizon 7 kandidatët për kryebashkiakë (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen