Protesta e dhunshme e 7 tetorit, Gjykata liron nga burgu 2 protestues, i cakton 'arrest shtëpie'

Protesta e dhunshme e 7 tetorit, Gjykata liron nga burgu 2 protestues, i cakton 'arrest shtëpie'

Protesta e 7 tetorit

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për  masën e caktuar 'arrest shtëpie' për Xhevahir Rrushin dhe Gentian Tugun, të arrestuar pas protestës së 7 tetorit të opozitës.

 Akuza që rëndon për të dy të arrestuarit është ‘Goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim të pronës me zjarr’. Gentjan Tuga, u arrestua më 9 tetor, dy ditë pas pas protestës së opozitës.

Më 7 tetor, opozita zhvilloi një protestë e cila nisi para Kryeministrisë dhe më pas protestuesit u zhvendosën edhe në zona të tjera, ndërsa zgjati për 3 orë.

Protestuesit sulmuan me molotov selinë e Partisë Socialiste, Kryeministrinë, ministritë dhe Bashkinë e Tiranës, ndërsa nuk mungoi edhe thyerja e reklamave nëpër rrugët e kryeqytetit. 

Policia arrestoi 3 persona pas protestës me mololtovë pasditen e 7 tetorit, ku u sulmua Kryeministria, ministritë, Bashkia e Tiranës, si edhe selia e PS. Po kështu numri dy i Partisë Demokratike, Flamur Noka, kreu i grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Minarolli janë vënë në hetim.

Ndërkohë, 9 protestues të cilët dyshohet si autorë të hedhjes me molotovë, janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe një 17-vjeçar, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkatërrimi i pronës", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Samiu: 10/10/2024 16:10

    O ti gjykatës hajdut milioner! Këto bandit nesër i ke përsëri për të djegur dhe shkatrruar!O gjykshës hajdut milioner! U dëmtuan,10 polic djem nonash ti sot i nxjerr nga burgu për një dorë parash mo bq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Çelja e xhamisë së Namazgjasë/ 'Përqafim vëllazëror', Rama shtrëngon Erdogan pas fjalimit

Çelja e xhamisë së Namazgjasë/ 'Përqafim vëllazëror', Rama shtrëngon Erdogan pas fjalimit