Protesta/ Ish-deputetja e PD në ‘REPOLITIX’: Opozita s’duhet ta marrë për kredo! Vorpsi: S’ka afat për dëmshpërblimet

Protesta/ Ish-deputetja e PD në ‘REPOLITIX’: Opozita s’duhet ta marrë për kredo! Vorpsi: S’ka afat për dëmshpërblimet

Emisioni Repolitix

Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix në Report Tv për të folur për protestën e banorëve të Unazës së Re ishin ish-deputetja e PD, Mimoza Hajdarmataj, kryetari i Shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi, inxhinieri i ndërtimit Erion Softa dhe gazetari Ilir Yzeiri.  Mimoza Hajdarmataj u shpreh se opozita po mbron një çështje sociale, ndërsa shtoi se nuk ka pse ta marrë për kredo politike. “Opozita nuk ka pse ta marrë për kredo politike rastin. Opozita po bën një lufte paralele, po mbron një çështje shumë sociale dhe ka disa argumente për hijet që ka vetë projekti 40 milionë euro. Nuk kemi një projekt të detajuar që ta shikojnë të gjithë. Të rishikohet projekti. Banorët nuk duhet të lirojnë sheshin pa dalë vendimi për shpronësimet. Unë nuk është se nuk mbaj përgjegjësi për atë që ka ndodhur, por jam në anën e pronarëve”.

Myrshit Vorpsi theksoi se edhe banorët që kanë leje për shtëpitë e tyre nuk dihet se kur do ti marrin dëmshpërblimet për shkak të një ligji të miratuar në 2010. “Ligji i 2006 parashikonte që brenda 90 ditëve nga dalja e vendimit personat merrnin paratë. Tani ligji në 2010 ka pësuar ndryshime dhe tani qeveria nga të ardhurat e legalizimit do të shpërndarje kur të ketë sa të ketë. Ligji parashikon që shteti, familjet që janë aty për shumat që do të publikohen, paratë do i marrin kur të ketë qeveria në kosto të barabartë nga legalizimet. Nga 2013 që kanë dalë vendimet te “Treni” pronarët akoma nuk i kanë marrë paratë. Nuk kemi shkuar akoma te 30% e legalizimeve dhe fatura, do të mbartet dhe do të kalojë nga qeveria në qeveri dhe do të vijë një moment kur shteti të thotë; na morën frymën...”.

Gazetari Ilir Yzeiri nuk e parashikon si do të mbyllet kjo histori. “Qeveria u tregu arrogante, ta merrte projektin shkallë shkallë. Të kishte filluar një debat diskret dhe të ishin ballafaquar. PD sapo e mori vesh shkoi me vrap në protestë për të rrëzuar qeverinë. Kur një gjë nis keq mbaron keq, nuk e di si do të përfundojë kjo histori”. Për inxhinierin Erion Softa qytetarët duhet ti drejtohen gjykatës. “Këta duhet të kenë në dorë një vendim për prishje për të parë bazën ligjore, të marrin avokatin. Konflikti do të vijojë dhe do të agravohet. Nuk mund të vijojë kështu. Rruga është tenderuar, po paguajnë shqiptarët”. Një pjesë e banorëve të Unazës së Re që preken nga projekti, por banesat i kanë pa leje vijojnë protestën prej 25 ditësh duke kërkuar dëmshpërblim të plotë, ndërsa pjesa tjetër kanë pranuar ofertën e bashkisë së Tiranës për strehim social.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja